Në Kosovë autoritetet thonë se së shpejti do të miratojnë një kuadër ligjor që do të trajtojë përfshirjen e qytetarëve të Kosovës në luftërat jashtë vendit siç është ajo në Siri dhe u kanë bërë thirrje qytetarëve ta shmangin një përfshirje të tillë. Sot, ndërkaq Partia e Drejtësisë, që është pjesë e koalicionit qeverisës, tha se pjesëmarrja e shtetasve të Kosovës në luftën e Sirisë është çështje e vendimit të tyre personal, por kundërshtoi shkuarjen e tyre në mënyrë të organizuar.