Lidhje

Sulmohet publicisti Halil Matoshi


Halil Matoshi

Halil Matoshi

Shoqatat e Gazetarëve në Kosovë dënuan sulmin ndaj gazetarit e publicistit Halil Matoshi.


Mbrëmë në Prishtinë është sulmuar fizikisht, gazetari e publicisti Halil Matoshi. Ai i tha policisë se është sulmuar nga tre persona të panjohur për të, pak pas një ngjarjeje kulturore në Prishtinë.

Policia tha se është vënë në kërkim të sulmuesve, ndërsa nuk dihet për motivet e tij.

Shoqatat e gazetarëve reaguan me shqetësim për këtë rast. Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës dhe Unioni i Gazetarëve të Kosovës, thanë se “e dënojnë ashpër këtë akt, duke e konsideruar si sulm ndaj fjalës së lirë dhe cenim të drejtpërdrejtë të jetës dhe punës së gazetarëve”.

Ato u kanë bërë thirrje organeve të drejtësisë, që të bëjnë gjithë çfarë është e mundur për të ndriçuar rastin dhe për të vënë autorët para drejtësisë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG