Lidhje

Tender brenda vitit për një termocentral të ri në Kosovë

  • Leonat Shehu

Në Kosovë, qeveria tha se brenda këtij viti do të shpallet tenderi për ndërtimin e një termocentrali të ri që do të prodhojë energji elektrike nga qymyri linjit, meqë vendi ka rezerva të mëdha të tij. Autoritetet thanë se projekti merr parasysh të gjitha shqetësimet e ngritura nga shoqëria civile e cila thotë se prodhimi i energjisë së ripërtërishme do të duhej të shqyrtohej para se të fillojë çfarëdo vendimi për ndërtimin e termocentralit të ri. Autoritetet thonë se është interesin e Kosovës që të ketë energji të sigurt për furnizimin e qytetarëve dhe të përballueshme për kushtet e tyre ekonomike.

XS
SM
MD
LG