Lidhje

Kosovë, Thaçi: “Nuk kemi asgjë për të fshehur”


Kosovë, Thaçi: “Nuk kemi asgjë për të fshehur”

Kosovë, Thaçi: “Nuk kemi asgjë për të fshehur”

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha sot se do të bashkëpunojë ngushtë me hetuesit ndërkombëtarë lidhur me pretendimet për përfshirjen e tij në një rrjet të trafikimit të organeve njerëzore. Ai i bëri këto komente në prag të takimit të radhës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në të cilin do të debatohet raporti i sekretarit të përgjithshëm Ban Ki Moon. Në raportin e tij, ai thekson pos tjerash, se UNMIK-u është i gatshëm ta zgjerojë bashkëpunimin e tij të plotë me çfarëdo hetimi.

Serbia planifikon të kërkojë nga Këshilli i Sigurimit ngritjen e një ekipi hetuesish mbi pretendimet e të dërguarit të Këshillit të Evropës Dick Marty, sipas të cilit, pjesëtarë të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë trafikuar organet e serbëve dhe të burgosurve të tjerë në fund të luftës në Kosovë.

Kryeministri Thaçi i cili i ka hedhur poshtë pretendimet e tilla, tha se është i gatshëm të bashkëpunojë në hetimin e tyre. “Ne nuk kemi asgjë për të fshehur. I dhamë mbështetje të plotë organeve të drejtësisë. U premtojmë bashkëpunim shumë të ngushtë dhe i dhëmë mbështetje të fuqishme institucioneve ndërkombëtare të sundimit të ligjit. Prandaj në këtë drejtim ne do të kemi një bashkëpunim shumë të ngushtë me autoritetet e drejtësisë dhe u dhëmë mbështetje të plotë autoriteteve ndërkombëtare të sundimit të ligjit”, tha kryeministri Thaçi.

Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit është shprehur i gatshëm të zhvillojë hetime duke kërkuar më shumë hollësi nga Dick Marty. Në favor të hetimeve u shpreh edhe i dërguari i përkohshëm i Bashkimit Evropian për Kosovën Fernando Gentilini.

Unë mendoj se këto gjëra duhet të hetohen dhe Bashkimi Evropian është i gatshëm të bëjë pjesën e tij të punës, nëse një gjë e tillë kërkohet”, tha zoti Gentilini i cili sot filloi punën e tij për drejtimin e përkohshëm të Zyrës së përfaqësuesit të posaçëm të Bashkimit Evropian për Kosovën. Ai tha se do të angazhohet për forcimin e pranisë afatgjatë të Bashkimit Evropian në Kosovë dhe punës së përbashkët me institucionet e vendit.

Ne kemi synime të përbashkëta dhe synimi është që Kosova të jetë më afër Bashkimit Evropian”, tha zoti Gentilini i cili këtë post e trashëgoi nga diplomati holandez Pieter Faith, që është përfaqësues civil ndërkombëtarë.

Të dyja këto poste ishin paraparë me propozimin e krye negociatorit ndërkombëtar Martti Ahtisaari, në bazë të të cilit është shpallur pavarësia e Kosovës e cila vazhdon të kundërshtohet nga Serbia. Plani i zotit Ahtisaari kishte paraparë që pushteti dhe përgjegjësitë e përfaqësuesit civil ndërkombëtarë dhe ato të përfaqësuesit të posaçëm të Bashkimit Evropian, t’i takojnë të njëjtit person.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG