Lidhje

Prishtina u bën thirrje qytetarëve të mos udhëtojnë për në Egjipt


Prishtina u bën thirrje qytetarëve të mos udhëtojnë për në Egjipt
Prishtina u bën thirrje qytetarëve të mos udhëtojnë për në Egjipt

Në Kosovë, Ministria e Punëve të Jashtme u ka bërë thirrje qytetarëve të saj që të mos udhëtojnë për në Egjipt, ndërkaq atyre që janë me qëndrim në Egjipt që të kthehen në vend.

Në një komunikatë për opinion të kësaj ministrie, thuhet se "në mungesë të marrëdhënieve diplomatike me Republikën e Egjiptit, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës po vepron nëpërmjet kanaleve të saj diplomatike në vendet e afërta, që t’i ndjekë nga afër zhvillimet e situatës".

Ministria njofton se "nga informacionet e pranuara në Egjipt, kryesisht në kryeqytetin Kajro, janë rreth 30 shtetas të Republikës së Kosovës, të cilët janë të paprekur dhe mirë me shëndet".

“Dy shtetas të Kosovës, studentë në Kajro, thuhet të janë evakuuar me ndihmën e ambasadës së Republikës së Shqipërisë, të cilët tashmë kanë mbërritur në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.

Vendimi, sipas ministrisë është marrë për të shmangur rreziqet që mund të paraqiten pas trazirave që kanë përfshirë Egjiptin.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG