Lidhje

Fillojnë hetimet kundër Aleksandër Vulinit


Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka urdhëruar sot fillimin e hetimeve kundër ministrit në qeverinë e Serbisë, Aleksandër Vulin, për siç thuhet kalimin në mënyrë të paligjshme të kufirit ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, po ashtu ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë që të lëshojë urdhër-arresti ndaj ministrit serb Aleksandër Vulin.

Në një njoftim të zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, thuhet se “ky vendim u mor për arsye të dyshimit se Aleksandër Vulin, më 17 tetor, 2013, në kohën e pacaktuar dhe pa leje, ka kaluar kufirin e Republikës së Kosovës me Serbinë, jashtë vendkalimit kufitar të autorizuar dhe ka hyrë në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Një javë më parë, qeveria e Kosovës nuk i dha leje ministrit serb Aleksandër Vulin që të qëndrojë në Kosovë. Por, ai ishte shfaqur në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe, kur edhe me tej Prishtina nuk ushtron kontroll.
XS
SM
MD
LG