Lidhje

Kosovë: 30 ditë paraburgim serbit të dyshuar për terrorizëm


Një gjykatë në Prishtinë i caktoi paraburgimin serbit Slobodan Gavriç, që u arrestua me mbi 12 kilogram mjete shpërthyese

Gjykata Themelore në Prishtinë, vendosi sot masën e paraburgimit prej 30 ditësh për shtetasin serb Sllobodan Gavriç, i arrestuar nën dyshimet për terrorizëm.

Kryetari i Gjykatës, Hamdi Ibrahimi, tha se paraburgimi u vendos në bazë të dyshimeve për përgatitje të veprave terroriste dhe të importit të armëve, që janë të dënueshme me deri në 20 vjet heqje lirie, sipas Kodit Penal të Kosovës.

46 vjeçari Sllobodan Gavriç, me banim në Beograd, u arrestua të premten pasi në makinën e tij u gjeturën mbi 12 kilogramë lëndë shpërthyese.

Autoritetet thanë se i arrestuari ka pranuar veprën e dytë dhe ka deklaruar se synonte t'i shiste eksplozivët.

Autoritetet më të larta të Kosovës kanë kërkuar shtimin e masave të sigurisë dhe u kanë bërë thirrje vendeve të rajonit të bashkëpunojnë për ndriçimin e rrethanave dhe të ndihmojnë në vënien para drejtësisë të personave përgjegjës.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG