Lidhje

Pritjet nga takimi i përbashkët i qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë


Qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë, do të takohen nesër në Prizren në mbledhjen e parë të përbashkët, në të cilën pritet të nënshkruajnë tri marrëveshje bashkëpunimi si dhe dy vendime për mbështetje financiare për Luginën e Preshevës.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi e cilësoi mbledhjen e nesërme si nja ngjarje historike të shumëpritur.

Pritjet nga takimi i qeverise se Kosoves dhe Shqiperise
please wait

No media source currently available

0:00 0:05:52 0:00


Nesër ndodhë ngjarje historike që është pritur padrejtësisht të ndodhë për më tepër se një shekull. Takimi i Prizrenit shënon fillimin e qeverisjes së përbashkët strategjike me një qëllim dhe vizion, vizionin euroatlantik”, tha kryeministri Thaçi

Por, ekspertët e ekonomisë në të dyja vendet thonë se takimi duhet të tejkalojë karakterin e tij simbolik dhe të hap rrugën për zgjidhjen e probleme konkrete në bashkëpunimin ndërmjet të dyja vendeve.

Safet Gërxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, thotë se Kosova dhe Shqipëria duhet të punojnë për zgjidhjen thelbësore të çështjeve të hapura, ndërsa druan se takimi i nesërm do të jetë më shumë një shfaqje për mediet.

Safet Gërxhaliu
Safet Gërxhaliu
Jemi dy shtete të një populli të ndarë dhe në qoftë se ekonominë nuk e kemi mekanizmin kyç, i cili na ofron edhe më tepër, atëherë do të humbet ardhmëria e dy shteteve të një populli të ndarë. Në këtë mënyrë, nuk kemi arsye të jemi të kënaqur me raportet ekonomike mes Kosovës dhe Shqipërisë, në veçanti kur dihet se janë investuar miliarda në infrastrukturë në mes Kosovës dhe Shqipërisë, qoftë nga Shqipëria, qoftë nga Kosova. Dhe në qoftë se kjo infrastrukturë e krijuar e ka qëllimin e vetëm të jetë funksionale në tre muajt e sezonit të verës, atëherë ku është ekspertiza ekonomike dhe studimi i fizibilitetit”, thotë zoti Gërxhaliu.

Zef Preçi, nga Qendra Shqiptare për kërkime ekonomike thotë se ka një shqetësim të përgjithshëm se në 15 vitet e fundit është shënuar një përparim modest në fushën e ekonomisë.

Zef Preçi
Zef Preçi
Kjo për faktin që ne kemi pasur diferenca si shoqëri, diferenca sa i takon orientimit të tregjeve, e ndoshta diferenca edhe në elitat politike. Ndoshta, këto të fundit janë drejt zbehjes, apo nuk janë me siç kanë qenë më parë, por shohim që Kosova vazhdon të kryej shkëmbime tregtar e ekonomike kryesisht me pjesën e jugo-sferës, pra me atë pjesë që ka qenë përpara shkëputjes, në të njëjtën kohë Shqipëria është një vend i orientuar ekonomikisht drejt Bashkimit Evropian dhe më pak me Kosovën dhe dy fqinjët tjerë, Malin e Zi dhe Maqedoninë”, thotë zoti Preçi.

Ibrahim Rexhepi, nga revista “Ekonomia”, thotë se marrëdhëniet në rrafshin ekonomik janë më shumë në shkallë deklarimesh dhe vullnetit të mirë sesa të veprimeve konkrete.

Ibrahim Rexhepi
Ibrahim Rexhepi
Ndërkaq, kur është fjala tek bizneset, ato kanë ndërtuar vijat e veta të bashkëpunimit, ndonëse nuk janë në një vëllim të madh dhe në një vëllim të dëshirueshëm, por megjithatë vëllimi i këmbimit, paraqet potencialin real që kanë ekonomia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë. Ndonëse, ta zëmë eksportet në Shqipëri janë rritur ndoshta në një masë dyfish më shumë sesa para shtatë – tetë vjetësh, njëkohësisht edhe importet, mirëpo, në strukturë ka mbetur një shkëmbim mjaft anemik, ku kryesisht bëhet fjalë për lëndë të parë, meqenëse nuk ka ofertë më të madhe”, tha zoti Rexhepi.

Zoti Preçi, thotë se kjo shkallë shkëmbimesh nuk u përgjigjet mundësive të të dyja vendeve, ndërsa tërheq vëmendjen edhe në problemet që shfaqen me politikat fiskale të të dyja vendeve.

Politikat fiskale të ndryshme që janë ndjekur, duke përfshirë edhe ndërhyrjen e fundit të qeverisë shqiptarë, që adopton, nuk mendoj se kanë kontribuuar sa duhet në lehtësimin e investimeve. Këtu ka ndikuar edhe fakti që Shqipëria vazhdon të përdorë monedhën e vet tradicionale kombëtare, lekun, ndërsa Kosova është një hap më përpara, përdorë euron. Por, gjithsesi, shpresoj dhe besoj që me vullnetin e qeverive të të dyja vendeve, jo thjeshtë në konceptin simbolik sepse këto simbolika janë vënë re edhe më herët, por në konceptin e ndërtimit të strategjive zhvillimore që i shfrytëzojnë potencialet, të mund të shënohet një hap përpara”, tha zoti Preçi.

Zoti Gërxhaliu thotë se pakoja e re fiskale e qeverisë shqiptare pothuajse e pamundëson depërtimin e prodhimeve të Kosovës në Shqipëri.

Më pakon e re fiskale, është e pamundur që birra e Pejës të jetë në tregun e Shqipërisë. Me hapat e ri që merr agjencia e shëndetësisë publike në Shqipëri, është e pamundur që produktet e qumështit dhe mishit nga Kosova të jenë në Shqipëri, sepse, paramendojeni, çdo ditë kërkohen analiza laboratorike të reja. Dhe në qoftë se një maune ka një kontratë të vlerës prej tre mijë eurosh, analizat laboratorike për ato produkte janë 4 mijë e 300 euro. Dhe lindë pyetja – a ndihmohet Kosova në këtë mënyrë? A ndihmohet prodhimi kosovar në këtë mënyrë? Apo përmes këtyre barrierave hapet mundësia që prodhimi serb, grek apo italian të jetë më i pranishëm në tregun e Shqipërisë”, thotë zoti Gërxhaliu.

Zoti Rexhepi ndërkaq thotë se puna kryesore e qeverive duhet të orientohet drejt përfarimit dhe harmonizimit të infrastrukturës ligjore dhe sistemeve ekonomike, që do të mundësonte tejkalimin e të gjitha pengesave administrative.

Ndërkaq, nuk duhet hedhur as ideja e cila në Prishtinë u promovua nga kryeministri Edi Rama rreth unionit doganor, që është një hap shumë i madh, por që kërkon përgatitje shumë më serioze dhe njëkohësisht kërkon edhe një harmonizim të këtij veprimi edhe me spektrin ndërkombëtarë, qoftë në Bruksel, qoftë në kuadër të marrëveshjes së CEFTA-s”, tha zoti Rexhepi.

Takimi i përbashkët i qeverive i paraparë që në nëntor të vitit që lamë pas, u shty për shkak të zgjedhjeve në Kosovë. Marrëveshjet ndërmjet palëve do të nënshkruhen në shtëpinë e Lidhjes së Prizrenit, simbol i Kuvendit të vitit 1878 kur shqiptarët kishin hedhur themelet e lëvizjes për çlirim nga Perandoria Osmane.
XS
SM
MD
LG