Lidhje

Liria e medias në Shqipëri e Kosovë


Organizata “Gazetarët pa kufij” renditi Shqipërinë në vendin e 82-të, ndërsa Kosovën në vendin e 87-të për lirinë e medies

Organizata ndërkombëtarë “Gazetarët pa kufij” vlerëson se liria e medies në Kosovë ka shënuar rënie gjatë vitit të fundit, ndërkohë që Shqipëria ka shënuar një ngritje të kësaj lirie.

Në listën prej 180 vendesh, Kosova është renditur në vendin e 87-të, ndryshe nga një vit më parë kur ajo ishte në vendin e 80-të.

Në raportin e organizatës përmenden disa raste që kanë ndikuar në përkeqësimin e lirisë së medies, si ai i sulmit të pronarit të gazetës Tribuna, ndaj njërit prej gazetarëve të tij, Zekiria Shabani, i cili kishte paralajmëruar se do të padisë gazetën për shkak të vonesës së pagës. Zoti Shabani është edhe kryetar i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës.

Në raportin e “Gazetarëve pa kufij” përmenden edhe kërcënimet e radikalëve islamikë ndaj gazetarit Visar Duriqi.

Raporti ndërkaq e radhitë Shqipërinë në vendin e 82-të, e cila ka shënuar një ngritje prej tri vendesh në krahasim me një vit më parë.

Gjendje më të keqe në rajon e kanë Maqeonia që radhitet e 117-ta dhe Mali i zi që radhitet në venin e 114-të. Ndërkaq, Bosnja zë vendin e 66-të e pasuar nga Serbia që është një vend më poshtë.

Organizata vlerëson se liria e medies ka pësuar “rënie drastike” në mbarë botën vitin e kaluar, pjesërisht për shkak të grupeve ekstremiste si Shteti Islamik dhe Boko Haram. Raporti vë në pah se gjatë vitit 2014 ka pasur 3 mijë e 700 shkelje të lirisë së informimit në 180 vende të botës që paraqet tetë për qind më shumë se në vitin paraprak.

Sipas raporti, vendet e para i zënë Finlanda, Norvegjia e Danimarka, ndërsa të fundit janë Turkmenistani, Koreja e Veriut dhe Eritrea.

XS
SM
MD
LG