Lidhje

Lufta kundër korrupsionit në Kosovë

  • Leonat Shehu

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, bëri thirrje sot për veprime e rezultate konkrete në luftë kundër korrupsionit të cilin e vlerëson si një nga pengesat kryesore të përparimit të Kosovës.

Gabim i serverit

Oops, as you can see, this is not what we wanted to show you! This URL has been sent to our support web team to the can look into it immediately. Our apologies.

Please use Search above to see if you can find it elsewhere



Në takimin e Këshillit Kombëtar Kundër Korrupsionit të themeluar prej saj ajo tha se institucionet e Kosovës mund të rikthejnë besimin e qytetarëve vetëm përmes luftës së pa kompromis kundër korrupsionit.

Detyra jonë është që Kosova të jetë shtet i pa korruptuar me sundimin e ligjit si garantues i funksionimit tonë. Duhet ti japim fund trendin që raportet ndërkombëtare të vazhdojnë të cilësojnë vendin tonë si një vend të korruptuar dhe me krim të organizuar. Ky përkushtim duhet të realizohet jo vetëm për të përmirësuar renditjen tonë në këto raporte, por pikë së pari për të përmirësuar jetën e qytetarëve tanë”, tha presidentja.

Ndërsa, zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, njëherësh ministër i drejtësisë, tha se lufta kundër korrupsionit është një sfidë e madhe për t'u përballur, ndërsa paralajmëroi se gjatë vitit që po vjen do të ketë shtim të përpjekjeve që do të sjellin rezultate të prekshme, konkrete dhe të matshme.

Me arritjen e tyre ne do të dënojmë të gjithë ata që kontribuojnë në prishjen e imazhit të shtetit tonë dhe do të dekurajojmë të gjitha ata që mendojnë që të përfshihen në këtë dukuri negative. Lufta kundër korrupsionit mbetet ndër parakushtet kryesore edhe për procesin e integrimit evropian për të cilën institucionet e Kosovës po vazhdojnë të punojnë me një përkushtim të lartë. Ne edhe më tutje do të mbesim të zëshëm në gatishmërinë tonë për të ndërmarr veprime për të ndihmuar edhe aktivitetet tjera kundër korrupsionit në mënyrë që kjo dukuri të mos mund të mbijetojë në vendin tonë”, tha zoti Kuçi.

Ai tha se aktualisht po punohet në plotësimin e kuadrit ligjor për luftën kundër korrupsionit. Por, analistët thonë se Kosovës nuk mungojnë ligjet. Ismet Kryeziu nga Instituti Demokratik i Kosovës, organizatë partnere e Transparency International tha në një bisedë për Zërin e Amerikës tha se ngecjet kryesore janë në zbatimin e ligjshmërisë dhe pavarësinë e institucioneve të drejtësisë për të trajtuar dhe qasur seriozisht kësaj lufte.

Normalisht edhe pse nuk është kompetencë e qeverisë lufta kundër korrupsionit në kuptimin e luftimit por të infrastrukturës ligjore, mendoj se qeveria krijon klimën dhe vullnetin politik për të luftuar korrupsionin. Këtu janë tre elemente, kemi institucione të drejtësisë të cilat ende nuk kanë arritur të kanë integritet të mjaftueshëm për të vepruar dhe zbatuar ligjin dhe kemi një qeveri dhe institucione të cilat nuk e kanë krijuar ende një klimë ku institucionet e pavarura mund të veprojnë lirshëm”, tha ai.

Zoti Kryeziu thotë se ka shpresë për këtë luftë por retorika duhet të zëvendësohet me veprime konkrete.

Gjatë këtij viti kemi pasur disa raporte vendore dhe ndërkombëtare të cilat seriozisht e kanë trajtuar çështjen e luftës kundër korrupsionit dhe mendoj se presioni ndërkombëtar është duke u ngritur në nivelin e mirëqeverisjes në Kosovë, kemi parë nga segmenti i procesit zgjedhor ku presioni ndërkombëtar ka bërë që të kemi një proces më të mirë zgjedhor dhe mendojmë se tani institucionet dhe bartësit e këtyre institucioneve do të kanë përgjegjësi më të mëdha dhe besoj që do ti shmangen retorikës së tyre të përditshme, por të fillojnë të paraqesin hapa konkret në luftën kundër korrupsionit”, tha zoti Kryeziu.

Në fillim të dhjetorit, organizata ndërkombëtare “Transparency International”, e radhiti Kosovën në vendin e 111 për shkallën e korrupsionit gjatë vitit 2013, duke e renditur atë madje më keq sesa në vit më parë.
XS
SM
MD
LG