Lidhje

"Home" - filmi nga Kosova që merr BAFTA-n


Kosovo, BAFTA
Kosovo, BAFTA

Filmi 20 minutësh ‘Home’, një bashkëprodhim Britani - Kosovë, mori çmimin “Filmi më i mirë britanik i metrazhit të shkurtër” në edicionin e 70-të jubilar të Akademisë prestigjioze Britanike të Filmit dhe të Arteve Televizive.

Filmi është xhiruar në Kosovë dhe Britani të Madhe. Autori i skenarit dhe regjisë së filmit është Daniel Mulloy, ndërsa në rolet kryesore paraqiten Jack O’Connell, Holliday Grainger, Arta Dobroshi e të tjerë.

Filmi Home, fitues ne BAFTA
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:35 0:00

Filmi trajton temën e refugjatëve të luftës duke vendosur në qendër të tij një familje britanike që largohet nga siguria e këtij shteti për të shkuar drejt një vatre të luftës.

Filmat e regjisorit Mulloy janë fitues të shumë çmimeve në festivale ndërkombëtare. Ai e shkroi skenarin e filmit Home gjatë qëndrimit në Kosovë dhe i frymëzuar siç ka thënë edhe nga familjet e Kosovës që ishin kthyer nga vendet e Bashkimit Evropian.

Çmimi u prit me entuziazëm në Kosovë.

XS
SM
MD
LG