Lidhje

Serbët e Veriut të Kosovës bllokojnë rrugët


Përfaqësues të serbëve në veriun e Kosovës mbajtën sot për rreth dy orë të mbyllura rrugët e zonës, në shenjë pakënaqësie me zbatimin e marrëveshjes për menaxhimin e përbashkët të kufirit që është arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër te bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian. Zbatimi i kësaj marrëveshjeje që filloi në dy vendkalime kufitare ndërsa edhe në dy të tjera pritet të zbatohet deri në fund të këtij muaji, nuk shihet me sy të mirë nga serbët në veri të cilët nuk i njohin dhe nuk i pranojnë institucionet e Kosovës.

XS
SM
MD
LG