Lidhje

Kosovë: Miratohet buxheti i vitit 2015


Seanca e miratimit të buxhetit prej 1.5 miliardë eurosh është bojkotuar nga Lisa serbe e pakënaqur me trajtimin t pushteteve lokale në zonat me shumicë serbe

Parlamenti i Kosovës miratoi me 69 vota për, 20 kundër dhe tri vota të paanshme, buxhetin e vitit 2015. Qeveria tha se buxheti i vitit të ardhshëm është afërsisht 1. 6 miliardë euro, që paraqet një rritje prej 8.1 në krahasim me buxhetin e vitit që po përfundon.

Opozita është shprehur e pakënaqur me buxhetin të cilin e ka cilësuar si buxhet të thellimit të varfërisë.

Buxheti ka nxitur pakënaqësi tek organizatat sindikale në Kosovë të cilat pohojnë se me të nuk parashihet përmbushja e zotimeve të qeverisë së kaluar për rritjen e pagave për shërbyesit civil për 25 për qind.

Seanca e votimit të buxhetit është bojkotuar nga Lista serbe, që është subjekti kryesor politik i komunitetit serb në Kosovë. Përfaqësuesit e kësaj liste thanë se kanë besuar në zotimet e partnerëve qeveritare se në buxhetin e Kosovës do të përfshihen kërkesat minimale të serbëve me çka do të siguroheshin kushtet elementare për ata që jetojnë në Kosovë dhe do të krijoheshin kushtet për ata që duan të kthehen në Kosovë.

Ata thanë se me buxhetin aktual, është vënë në pikëpyetje funksionimi i organeve të pushtetit lokal në zonat më shumicë serbe.

Buxheti i vitit 2015 këtë radhë është vonuar për shkak të bllokadës politike 6 muajshe në vend.

Ekspertët ekonomik tërheqin vëmendjen edhe në faktin që doganat e Kosovës vazhdojnë të jenë burimi kryesor për mbushjen e buxhetit të vendit që si i tillë nuk është në gjendje të mbështesë zhvillimin ekonomik të Kosovës.

XS
SM
MD
LG