Lidhje

Kosovë: Nderime për Isa Boletinin


Në Prishtinë iu bënë nderime Isa Boletinit, një nga personalitetet kryesore të kryesore të pavarësisë së Shqipërisë, eshtrat e të cilit varrosen të mërkurën në vendlindjen e tij

Eshtrat e Isa Boletinit, njërës prej figurave kryesore të pavarësisë së Shqipërisë, pritet të varrosen të mërkurën në fshatin Boletin të komunës së Zveçanit në pjesën veriore të Kosovës, që është edhe vendlindja e tij.

Isa Boletini
please wait
Embed

No media source currently available

0:00 0:02:45 0:00

Një prej personaliteteve kryesore të luftës për çlirimin nga sundimi osman dhe kundër pushtimit serb të Kosovës, Isa Boletini u vra në Podgoricë të Malit të Zi në vitin 1916. Eshtrat e tij tash e disa ditë janë duke udhëtar nëpër disa qytete të Kosovës dhe sot atij ju bënë homazhe në Parlament ku u mbajt edhe një seancë solemne në nderim të tij. Oratorët vunë theksin tek përmasat e figurës së Isa Boletinit por edhe simbolika e varrimit të tij në Boletin.

Përmasa kombëtare e Isa Boletinit, përkushtimi i tij madhështor ndaj Kombit si dhe lavdia e tij do t'i mbijetojnë shekujt shqiptar edhe pas 10 qershorit. Isa Boletini meriton nderimin e gjithë shqiptarëve dhe kam bindjen se vendlindja e tij do të kthehet në faltore për gjithë shqiptarët në Ballkan”, tha Xhavit Haliti, nga PDK.

Kujtimi i ikonave shqiptare, të lidhura njëra me tjetrën, të cilat në mbiemra mbajnë vende e krahina shqiptare, në kohë e në hapësirë, na nxjerrin përpara mbi të gjitha sintaksën shqiptare, që lidh mendimin dhe veprimin për të krijuar identitetin kombëtar si vetëdije e si histori; një trashëgimi që kapërcen breza e shekuj”, tha Sabri Hamiti, nga LDK.

Isa me të drejtë po varroset në Boletin. Por do të jetë i qetë vetëm atëherë kur mbi kalanë e Zveçanit të valojë flamuri kuqezi dhe jo ai i Serbisë. Dhe vetëm atëherë kur Mitrovica, të cilën ai aq shumë e deshi dhe për të cilën luftoi – të bashkohet”, tha Glauk Konjufca nga lëvizja Vetëvendosje.

Vepra e Isës, si për së gjalli ashtu edhe tani, ka një simbolikë të fuqishme, që konsiston në idenë e të qenit bashkë nga të gjitha trevat shqiptare, por edhe me gjerë, pa dallime dhe ngjyrime partiake e politike”, tha Ramush Haradinaj nga AAK|.

Rivarrimi nxiti debate të shumta pasi që më 14 maj të këtij viti qeveria e Tiranës dhe ajo e Prishtinës vendosën që eshtrat e tij të prehen në Vlorë krah atyre të Ismail Qemalit që njihet si babai i pavarësisë së Shqipërisë. Por, reagimet ndaj këtij vendimi bënë që ai të ndryshojë dhe kjo të bëhet në Boletin, kryesisht nën arsyetimin se ajo është vendlindja e tij dhe heqja dorë do të ishte lëshim kundrejt përfaqësuesve serbë që nuk e shohin me sy të mirë një ceremoni si ajo e nesërmja dhe simbolikë e sovranitetit të Kosovës në veriun e saj të banuar me shumicë serbe.

XS
SM
MD
LG