Lidhje

KOMF: Gjendje e rëndë e fëmijëve me nevoja të veçanta në Kosovë


Koalicioni i Organizatave Joqeveritare për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë pohon se vendi ka shënuar përparim sa i përket mbrojtjes së fëmijëve pa përkujdesje prindërore, por qëndron keq në ofrimin e shërbimeve për fëmijët me nevoja të veçanta dhe fëmijët që punojnë punë të rënda.

Këto të dhëna u bënë publike të martën në "Indeksin për mbrojtjen e fëmijëve”, që është pjesë e një studimi të zhvilluar në 9 shtete të rajonit.

Sipas raportit, Kosova duhet të ndërhyjë menjëherë në fushën e fëmijëve me nevoja të veçanta ku radhitet në vendin e tetë, dhe fëmijëve të cilët punojnë punë të rënda, ku radhitet në vendin e pestë.

Sipas statistikave rreth 11 për qind e fëmijëve të moshës pesë deri në shtatëmbëdhjetë vjeç, janë të angazhuar në punë dhe gati 7 për qind e tyre punojnë në kushte të rrezikshme.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa tha gjatë publikimit të raportit se qeveria e tij është e orientuar në pëprjkejeyt për krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e fëmijëve.

Strategjia kombëtare për zhvillim për periudhën 2016-2021 në katër shtyllat e saj tematike në mënyrë direkte dhe indirekte orienton përpjekjet e qeverisë drejt zhvillimit të gjithanshëm të shtetit në mënyrë që Kosova të bëhet një vend me standarde më të mira për fillimin e shëndoshë të jetës së fëmijëve, për jetën e shëndoshë të tyre dhe për zhvillimin e potencialit të tyre të plotë”, tha Mustafa.

Por, avokati i popullit, Hilmi Jashari, kritikoi institucionet se nuk po i trajtojnë me seriozitet të gjeturat e studimeve të tilla.

Përfaqësues ndërkombëtarë në Kosovë u bënë thirrje autoriteteve që të angazhohen më shumë në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Në këtë kuadër, ambasadorja gjermane, tha se "çdo herë kur dështohet të mbrohet një fëmijë, dështon edhe shoqëria".

XS
SM
MD
LG