Lidhje

Kosova nderon diplomatët Hill dhe Petrisch

  • Leonat Shehu

Diplomati amerikan Christofer Hill dhe ai austriak, Wolfgang Petrisch u nderuan me titullin doktor “honoris causa” nga Universiteti i Prishtinës.

Diplomati amerikan Christofer Hill dhe ai austriak, Wolfgang Petrisch thanë sot se Kosova ka ardhmëri evropiane por anëtarësimi nënkupton tejkalimin e të gjitha problemeve me vendet fqinje.

Të dy diplomatët po qëndrojnë për një vizitë në Kosovë ku sot janë ndëruar me titullin doktor “honoris causa” nga Universiteti i Prishtinës, për rolin e tyre në sjelljen e paqes dhe lirinë për shtetin e Kosovës.

Gabim i serverit

Oops, as you can see, this is not what we wanted to show you! This URL has been sent to our support web team to the can look into it immediately. Our apologies.

Please use Search above to see if you can find it elsewhere


Të dy diplomatët ishin të dërguar të posacëm të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian gjatë periudhës së luftës në Kosovë, deri në konferencën e Rambouilletit e cila i hapi rrugën ndrhyrjes së NATO-s në Kosovë.

Diplomati Amerikan Christopher Hill, i siguroi të pranishmit se miqësia e Shteteve të Bashkuara me Kosovën do të mbetet e pandryshuar. Ai bëri thirrje, ndërkaq, për bashkëpunim ndërmjet shteteve në rajon.

Për fat të keq ju nuk duhet që domosdoshmërish të zgjidhni një fqinj, por të jetoni me ta. Respektoni fqinjët dhe prisni që edhe ata t’ju respektojnë. Pra kohëve të fundit ne kemi parë shumë nënshkrime të mira nga ana e Kosovës për bashkëpunim me fqinjët e saj dhe unë mendoj se shembulli më i freskët i para disa javëve, është një nënshkrim shumë i mirë për të ardhmen e Kosovës”, tha zoti Hill.

Ndërsa, diplomati austriak, Wolfgang Petritsch tha se Kosova ndodhet në një udhëkryq historik.

“Dhe me marrëveshjen e prillit ndërmjet Prishtinës e Beogradit unë shpresoj dhe besoj që ne do të shohim ndryshime të mëdha këtu në Ballkan”, tha zoti Petritsch.

Ndërsa kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, duke e çmuar punën e dy diplomatëve gjatë luftës në Kosovë, tha se puna e tyre në atë kohë ka bërë që sot të arrihet edhe marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

“Pa angazhimin tuaj personal, të nderuar ambasador Hill dhe Petritsch, pa marrëveshjen në Rambuillet, pa marrëveshjen e Vjenës nuk do të ndodhte edhe marrëveshja e paqes për normalizimin e marrëdhënieve në mes të shtetit të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. Prandaj ju jemi mirënjohës për qëllimin dhe vizionin tuaj që para pesëmbëdhjetë vitesh treguat me synimin dhe vizionin se ku duhet të arrij Kosova”, tha kryeministri Thaçi.

Sot janë mbushur dy muaj që kur kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Ivica Daçiç, u pajtuan me një marrëveshje, ndërsa me 22 maj hartuan edhe një plan të zbatimit të saj, i cili nuk ka filluar ende.

Për nesër ndërkaq, shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka ftuar në Bruksel kryeministrat e të dyja vendeve për të diskutuar përparimin në zbatimin e marrëveshjes së prillit, që u siguron serbëve në veriun e Kosovës një shkallë të lartë të autonomisë, veçanërisht në fushën e policisë dhe gjyqësisë.

Marrëveshja ishte planifikuar të hidhet në votim në Parlamentin e Kosovës për ratifikim në seancën e së enjtes, por votimi pritet të ndodhë javën që vjen. Ndonëse pjesa më e madhe e deputetëve janë shpehur në favor të ratifikimit, lëvizja Vetevëndosje që nga mbrëmë ka filluar edhe veprime jashtë institucionale për të penguar votimin.

Ratifikimi i marrëveshjes duhet të bëhet me dy të tretat e deputetëve të Parlamentit.
XS
SM
MD
LG