Lidhje

Akuzë për krim e korrupsion kundër ish kryetarit të Gjilanit


Prokuroria e Posaçme e Kosovës ngriti të premten aktakuzë kundër 39 vetave në rajonin e Gjilanit në lindje të Prishtinës, për veprat penale: krim i organizuar, shpërdorim i pozitës zyrtare ose i autorizimit dhe krim i organizuar.

Në mesin e të akuzuarve është edhe ish kryetari i komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës si dhe njëzet e tetë zyrtarë tjerë te asaj komune dhe dhjetë pronarë apo përfaqësues të kompanive private.

Sipas aktakuzës, punonjësit e komunës, "duke vepruar në cilësinë e personave zyrtarë, kanë keqpërdorë detyrën zyrtare, duke i tejkaluar kompetencat e tyre ose duke mos i përmbushur detyrat e tyre zyrtare, ndërsa të pandehurit tjerë duke vepruar si pronarë apo përfaqësues të operatorëve ekonomik, kanë ushtruar veprimtari ekonomike me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo për operatorin ekonomik tjetër, me rastin e ofertimit në aktivitete të prokurimit, në komunë".

Në njoftimin e prokurorisë thuhet se "sipas provave, ish kryetari i asaj komune, ka koordinuar me veprimtarinë e këtij grupi rreth kurdisjes së aktiviteteve të prokurimit, përcaktimit të fituesit të tenderit, gjithmonë duke u dakorduar paraprakisht me pronarët apo përfaqësuesit e bizneseve".

Akuza përfshinë periudhën ndërmjet viteve 2008 - 2011.

XS
SM
MD
LG