Lidhje

Nëntë të dënuar për “pjesëmarrje në grupe terroriste”


Një gjykatë në Prishtinë dënoi me nga tre vjet deri ne katwr vjet e gajshtw muaj heqje lirie 9 persona nën akuzat për veprën penale organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste si dhe dy persona për mbajtje në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim të paautorizuar të armëve.

Dy nga të akuzuarit u dënuan me nga 4 vjet e gjashtë muaj heqje lirie. Dy të tjerë me nga katër vjet. Një me tre vjet e gjashtë muaj heqje lirie, katër veta me nga tre vjet heqje lirie dhe dy të tjerë me nga gjashtë muaj me kusht për një vit.

Akuza kundër të dënuarëve ishte ngritur në muajin maj të vitit 2015.

Disa prej të akuzuarve kanë pohuar se kanë qenë në Siri për të mbështetur kryengritësit që luftonin kundër regjimit të presidentit sirian, Bashar Al-Assad, por, më pas ishin larguar prej andej për të mos u bashkuar me grupet si Shteti Islamik dhe Al Nusra.

Kosova është përballur që në vitin 2012 me rastet e para të shkuarjes së qytetarëve të saj në Siri. Që atëherë rreth 300 qytetarë të Kosovës i janë bashkuar konfliktit atje ndërsa aktualisht sipas vlerësimeve të organeve të sigurisë numri sillet në rreth 60 sish.

Që nga viti 2013, autoritetet në Kosovë kanë hetuar mbi 180 persona të përfshirë në vepra që lidhen me terrorizmin. Rreth 90 persona janë arrestuar dhe janë ngritur mbi 40 aktakuza.

XS
SM
MD
LG