Lidhje

Nëntë vjet burg për një serb në veri të Kosovës

  • Besim Abazi

EULEX-i bëri të ditur se një pjesëtar i komunitetit serb në veri është dënuar më 9 vjet heqje lirie nën akuzat për krim të organizuar.


Misioni i Bashkimit Evropian për policinë dhe drejtësinë, bëri të ditur se një pjesëtar i komunitetit serb në veri është dënuar më 9 vjet heqje lirie nën akuzat për krim të organizuar.

Në njoftim thuhet se një trup gjykues i këtij misioni e dënoi Jevro Pantelicin për veprat penale pastrim parash, krim i organizuar dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa e liroi atë nga akuzat për kontrabandë të mallrave dhe shmangie të taksave.

Përveç dënimit me burg, ai është urdhëruar të paguajë një gjobë prej 2 mijë eurosh.
Jevro Pantelic, qe arrestuar në maj të vitit 2011 në një operacion të forcave të EULEX-it, i cili nxitit reagime të shumta të përfaqësuesve serbë në veri.

Vendosja e sundimit të ligjit në atë pjesë të banuar me shumicë serbe vazhdon të jetë një prej sfidave kryesore për autoritete vendase e ndërkombëtare, meqë atje nuk njihen dhe nuk pranohen institucionet e Prishtinës.
XS
SM
MD
LG