Lidhje

Futboll, Kosova - Kroacia 0:6


Kosovo, Croatia, Football

Kosovo, Croatia, Football

Kosova humbi ndeshjen e dytë të futbollit të vlefshme për kualifikimet për kampionatin botëror të futbollit.

Ajo pësoi gjashtë gola në ndeshjen që u luajt në stadiumin Loro Boriçi në Shkodër.

Kjo ishte ndeshja e saj e dytë pas barazimit me Finlandën muajin e kaluar.

Kosova do të përballet në kuadër të grupit edhe me Ukrainën, Islandën dhe Turqinë. Ndeshja e radhës luhet në Poloni kundër Ukrainës.

Më 13 maj Kosova u pranua anëtare në Federatën Ndërkombëtare të Futbollit, dhe kësisoj u hap rruga që ajo të bëhet pjesë e kualifikimeve për Kupën e Botës që mbahet në Rusi më 2018. Kosova u pranua në FIFA dhjetë ditë pasi u anëtarësua në Federatën Evropiane të Futbollit, me gjithë kundërshtimin e Serbisë.

FIFA vendosi në janar të vitit 2014 që t’i lejojë Kosovës të zhvillojë ndeshje miqësore ndërkombëtare. Megjithatë, ajo kishte vendosur atëbotë kufizime, duke u ndaluar klubeve të Kosovës që të shpalosin simbolet kombëtare apo të intonojnë himnin shtetëror gjatë ndeshjeve. Ajo i ndaloi Kosovës atëbotë që të luajë kundër ekipeve të vendeve që kanë dalë nga ish federata jugosllave.

Tashmë kur ndalesat kanë marrë fund, vëzhguesit thonë se ka mundësi që FIFA dhe UEFA të mbajnë ekipet e Kosovës dhe të Serbisë larg njëra-tjetrës, ngjashëm siç është vepruar me Gjibraltarin dhe Spanjën, prejse Gjibraltari është anëtarësuar në UEFA, tre vjet më parë.

Serbia i është kundërvënë anëtarësimit të Kosovës në shumë organizata ndërkombëtare që kur ajo shpalli pavarësinë e saj në shkurt të vitit 2008, ndonëse është përfshirë në një proces bisedimesh me Kosovën në shkëmbim të afrimit me strukturat e Bashkimit Evropian.

XS
SM
MD
LG