Lidhje

Mospajtime për pronat e manastirit


Drejtues të manastirit të Deçanit thanë se ndjehen të kërcënuar nga reagimet që ka nxitur çështja e pronave të këtij manastiri

Udhëheqësit e manastirit mesjetar të Deçanit në Kosovën perëndimore, thanë sot se kanë mbyllur dyert për vizitorët, pas një proteste të një grupi të vogël qytetarësh para dyerve të tij.

Zyrtarë të forcave paqeruajtëse të KFOR-it thanë se rreth 20 veta morën pjesë në një protestë paqësore, ndërsa policia e Kosovës tha se ishin gjithsej 10 protestues.

Protesta e sotme është pjesë e kundërshtimeve ndaj një vendimi të Gjykatës së Lartë Kosovës, e cila i njeh manastirit të drejtën e pronës mbi 23 hektarë tokë që sipas zyrtarëve të komunës së Deçanit, janë pronë e dy ndërmarrjeve publike.

Ata pohojnë se gjykata ka fuqizuar një marrëveshje të vitit 1997, kur administrata serbe i kishte kaluar në pronësi të manastirit ato toka.

Përfaqësuesi i Manastirit te Deçanit, Sava Janjiq, tha se protestat e tilla janë thirrje për shkatërrimin e të këtij tempulli dhe dyert e manastirit janë të mbyllura për vizitorët deri në siç ka tha thënë ai, qetësimin e situatës.

Policia e Kosovës tha se ka marrë të gjitha veprimet për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, me qëllim që protesta të kalojë i qetë dhe ajo ka përfunduar pa incidente.

Në një komunikatë për opinion policia përgënjeshtron siç thuhet lajmet e publikuara nga disa media për "shtetrrethimin" siç e kanë quajtur ato të Manastirit të Deçanit duke publikuar edhe fotografi që nuk përkojnë me realitetin dhe veprimtarinë e sotme në afërsi të manastirit të Deçanit.

Çështja e pronave të manastirit nxiti protestat e autoritetet komunale, degëve të partive politike dhe organizatave joqeveritare në Deçan që kanë kërkuar shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së lartë.

Vendimi është mbështetur nga diplomatët perëndimorë, përfshirë edhe ambasadoren amerikane në Kosovë, Tracey Jacobson, e cila ditë ma parë pas një takimi me udhëheqjen e komunës, tha se respektimi i vendimeve të gjykatave të pavarura është parimi kryesor për vendosjen e sundimit të ligjit.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG