Lidhje

Zgjedhjet në Kosovë - më 11 qershor


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, vendosi të enjten që zgjedhjet e parakohshme të mbahen më 11 qershor.

Vendimi u mor një ditë pas rënies së qeverisë së Kosovës dhe vendimit të presidentit për shpërbërjen e parlamentit.

Data u caktua pas një takimi të presidentit Thaçi me përfaqësuesit e partive politike.

Kosovë, zgjedhjet e përgjithshme mbahen më 11 qershor
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:56 0:00

Takimi u bojkotua nga Lidhja Demokratike e Kosovës e cila fajëson Partinë Demokratike për votimin e mocionit të opozitës për rrëzimin e qeverisë. Lidhja Demokratike thotë se Partia Demokratike ka prishur marrëveshjen dhe më këtë "marrëveshja e koalicionit bie në tërësi dhe LDK-ja nuk e njeh asnjë pikë të saj dhe asnjë rezultat politik të saj".

Rezultat i kësaj marrëveshjeje ishte edhe zgjedhja e zotit Thaçi në postin e presidentit të Kosovës.

Shpërbërja e qeverisë së Kosovës pasoi pamundësinë e koalicionit qeverisës për të çuar përpara marrëveshjen për shënimin e kufirit me Malin e Zi, çështje kjo që ka nxitur mospajtime të thella në Kosovë që çuan në krizë politike. Skena të dhunshme në parlament dhe jashtë tij kanë përcjellë debatet rreth kësaj marrëveshjeje e cila në shtator të vitit të kaluar u tërhoq nga qeveria e Kosovës për shkak të mungesë së votave të mjaftueshme.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG