Lidhje

Sfidat e rimëkëmbjes ekonomike të Kosovës

  • Leonat Shehu

Ekspertët thonë se Kosova ka shmangur krizën globale, por ende është shumë prapa vendeve evropiane.


Zhvillimi ekonomik i Kosovës dhe zvogëlimi i shkallës së varfërisë dhe papunësisë vlerësohen si përparësi e punës së institucioneve të saj dhe kjo çështje është edhe pjesë e procesit të stabilizim asocimit me Bashkimin Evropian. Ministrja e tregtisë dhe industrisë, Mimoza Kusari Lila tha gjatë një takimi të Këshillit Kombëtar për zhvillimin ekonomik se raporti i fizibilitetit i hartuar nga Komisioni Evropian, vë në pah sfidat ekonomike me të cilat duhet të përballen institucionet e Kosovës.

“Andaj besoj që Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik do të shërbej si një mekanizëm mbështetës në implementimin e reformave dhe politikave të kërkuara gjithmonë në shërbim të përmirësimit të ambientit të të bërit biznes, forcimit të sektorit privat dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të vendit tonë”, tha ministrja Kusari – Lila.

Ekspertët tërheqin vëmendjen se reformat nuk janë të lehta duke pasur parasysh rrjedhat globale të ekonomisë dhe situatën në Kosovë.

Drejtuesi i Bankës Botërore për Kosovën, Jan-Peter Olters, gjatë një ligjërate në Fakultetin e Edukimit të Universitetit të Prishtinës, tha se Kosova ka shmangur krizën dhe aktualisht ka një sistem te qëndrueshëm fiskal. Por, kjo nuk do të thotë se situata
Debate mbi sfidat ekonomike

Debate mbi sfidat ekonomike

është e mirë krahasuar me vendet evropiane.

Të ardhurat janë të vogla dhe shkalla e varfërisë dhe e papunësisë janë të larta në krahasim me vendet e Evropës” tha ai duke vëne theksin tek dallimet e thella ndërmjet importeve dhe eksporteve në Kosovë. Për këtë arsye tha ai Banka Botërore synon të mbështesë rritjen e qëndrueshme ekonomike dhe menaxhimin e kujdesshëm të burimeve natyrore.

Ai tha pos tjerash se pasuria më e madhe e Kosovës është popullsia e saj e re, duke bërë thirrje për reformë në sistemin e arsimit në vend.

“Kjo është mbase është pjesë më thelbësore për zhvillimin e një vendi” tha ai, duke nënvizuar se procesi i reformave në këtë sistem është një punë e gjatë.

Banka Botërore rikujtoi rëndësinë që ka për Kosovën realizimi i projektit për ndërtimin e termocentralit‘Kosova e Re” për prodhimin e energjisë elektrike nga qymyri linjit. Zoti Olters tha se çdo strategji për prodhimin e energjisë elektrike duhet të plotësojë tri qëllime në të njëjtën kohë dhe kjo e bënë procesin të vështirë e të ndjeshëm...

E para është sigurimi i furnizimit të bollshëm me energji në çdo kohë të ditës dhe gjatë tërë vitit, që energjia të mbetet me çmim të përballueshëm dhe e treta të zvogëlohen deri në minimum ndikimet negative ne mjedis” tha ai.

Ish ministri i energjisë Ethem Çeku, tha se Kosova nuk është i vetmi vend që shfrytëzon qymyrin linjit për prodhimin e energjisë dhe ky është burimi kryesor që mund të sigurojë energji te mjaftueshme.

Që nga viti 1999 e këndej nuk kemi mundur të gjenerojmë asnjë megavat të ri të energjisë elektrike dhe bota sot kryesisht mbi 30 për qind energjinë e prodhojnë nga linjiti, do të thotë që edhe vendet e tjera e prodhojnë energjinë nga linjiti”, tha zoti Çeku.

Projekti fillestar i cili qe publikuar në vitin 2006 parashihte një termocentral me fuqi prej mbi 2 mijë megavat orë energji elektrike duke synuar siç është thënë shndërrimin e Kosovës në një fuqi rajonale të prodhimit të energjisë elektrike, por ai më vonë u ndryshua. Deri në zgjidhjen e çështjes së sigurimit me energji të mjaftueshme, vendi do të vazhdojë të përballet me vështirësi dhe të varet nga prodhimi i termocentraleve të vjetra që nuk sigurojnë dot energji të mjaftueshme për vendin, janë të dëmshëm për mjedisin dhe detyrojnë qeverinë të investojë në importe të shtrenjta.
XS
SM
MD
LG