Lidhje

Reagime për rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë

  • Leonat Shehu

Analistët thonë se rezultati i zgjedhjeve komunale ishte dënim për partitë politike dhe dëshmi e ndryshimit të qasjes së votuesve ndaj procesit zgjedhor

Tashmë qartazi, raundi i dytë i zgjedhjeve për pushtetin komunal në Kosovë, ka bërë ndryshime të mëdha në gjeografinë e saj politike. Në dy të tretat e 38 komunave të vendit, pushteti ka ndryshuar dhe sipas analistëve rezultatet e këtyre zgjedhjeve dëshmojnë kërkesën për ndryshime dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për fuqinë e votës.

Naim Rashiti, nga Grupi Ballkanik për zhvillimin e politikave. thotë se votuesi i Kosovës dëshmoi se kësaj radhe ishte më autonom sesa në të kaluarën.

Naim Rashiti

Naim Rashiti

Dhe kjo autonomia e vendimit të votuesit ka përcaktuar rezultatin. Ajo që vlen të theksohet është se partitë në pushtet kanë pësuar një debakël të madh dhe është mësim i nxjerrur. Realisht rezultati më së shumti e dëmton Partinë Demokratike dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe sjellë një frymë të re të ndryshimeve ose një klimë te opinioni se ndryshimet janë të mundshme përmes rotacionit demokratik”, tha zoti Rashiti.

Analisti Ilir Ibrahimi thotë se votuesi dëshmoi një shkallë të lartë të vetëdijes me faktin që bëri ndryshimin e madh në votimet e së dielës.

Ilir Ibrahimi

Ilir Ibrahimi

Që është një tregues se në këtë ditë të sodit, pra ku gjendet politikisht Kosova sot, qytetari nuk do të pranojë çdo lloj qeverisje, mirëpo ai po kërkon një kandidat i cili me të vërtet do të punojë, do të punojë në ato premtime të cilat i japin gjatë fushatave dhe do të bëjë punën më të mirë për ndryshimin në të mirë të jetës së qytetarëve, prandaj kjo është edhe një mundësi e mirë për partitë politike që të reflektojnë dhe në zgjedhjet tjera të vijnë më oferta tamam të cilat e tërheqin një votues të Kosovës dhe të mos vijnë me kandidat të cilët ndoshta e kanë një bagazh politik nga e kaluara, mirëpo nuk kanë bërë ndonjë punë për qytetarin”, tha zoti Ibrahimi.

Për Leon Malazogun nga Demokracia për Zhvillim, dita e djeshme ishte njëfarë siç thotë ai tërmeti zgjedhor për të gjitha partitë.

Leon Malazogu

Leon Malazogu

Po mendoj që për herë të parë në njëfarë mënyre qytetari u rebelua dhe i dha një gjobë përgjithësi klasës politike në tërësi dhe do të duhet që partitë mjaft mirë të reflektojnë përgjegjësitë për politikat që i kanë pasur, për emrat që i kanë zgjedhur nëpër komuna dhe për mënyrat se si i kanë qeverisur komunat”, tha zoti Malazogu.

Analistët thonë se zgjedhjet komunale natyrshëm që do të mund të ushtrojnë ndikim në zgjedhjet për pushtetin qendror që pritet të mbahen vitin që po vjen.

Ata e vlerësojnë me rëndësi përfshirjen e komunave veriore të banuara me shumicë serbe në zgjedhjet komunale të Kosovë, që është një hap drejt integrimit të tyre në institucionet e Prishtinës, ndonëse parashohin vështirësi në zbatimin e rezultateve, posaçërisht në lidhje me krijimin e bashkësisë së komunave serbe, që parashihet me marrëveshjen që mundësoi përfshirjen e tyre në zgjedhje.

Analistët dhe vëzhguesit vendas e ndërkombëtarë thanë se votimet kaluan pa probleme te theksuara që do të mund të ndikonin në proces duke i vlerësuar ato si një sprovë të rëndësishme edhe për aspiratat integruese të Kosovës.

Gabim i serverit

Oops, as you can see, this is not what we wanted to show you! This URL has been sent to our support web team to the can look into it immediately. Our apologies.

Please use Search above to see if you can find it elsewhere

XS
SM
MD
LG