Lidhje

Protestë kundër zgjedhjeve në veriun e Kosovës


Kosovo, elections

Kosovo, elections

Qindra pjesëtarë të komunitetit serb në veri, kundërshtuan pjesëmarrjen në zgjedhjet komunale të tre nëntorit në Kosovë

Disa qindra pjesëtarë të komunitetit serb në veri të Mitrovicës, protestuan sot kundër zgjedhjeve për pushtetin komunal në Kosovë, që do të mbahen me tre nëntor. Protesta ishte organizuar nga përfaqësuesit e të ashtuquajturit “Kuvend i përkohshëm i krahinës autonome të Kosovës”, një mekanizëm i krijuar tre muaj më parë me gjithë kundërshtimet edhe të Beogradit zyrtar.

Oratorët thanë se zgjedhjet e tre nëntorit, janë të papranueshme dhe të paligjshme për ta, meqë ato janë zgjedhje të shtetit të Kosovës që ata nuk e njohin, ndërsa bënë thirrje për bojkotimin e tyre.

Sivjet për herë të parë pritet që zgjedhjet komunale të mbahen edhe në veriun e banuar me shumicë serbe dhe tashmë 18 subjekte politike nga radhët e këtij komuniteti janë regjistruar për të marrë pjesë në votime.

Pjesëmarrja e këtyre komunave në zgjedhje ishte pjesë e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të arritur në bisedimet ndërmjet kryeministrave të të dyja vendeve, Hashim Thaçi e Ivica Daçiç.

Sipas marrëveshjes, pas zgjedhjeve në veri do të krijohet bashkësia e komunave serbe, e cila do të gëzojë një shkallë të gjerë autonomie.
XS
SM
MD
LG