Lidhje

Veriu i Mitrovicës në raundin e dytë të zgjedhjeve komunale


Kandidati i Nismës qytetare serbe, Kërstimir Pantiç ka fituar 37 për qind të votave, ndërsa Oliver Ivanoviç nga Nisma qytetare SDP. 28 për qind të votave.

Kryetari i komunës veriore të Mitrovicës do të zgjidhet në raundin e dytë të zgjedhjeve për pushtetin komunal në Kosovë, që mbahen më një dhjetor. Sipas të rezultateve të deritashme të rivotimeve të së dielës në atë zonë, kandidati i Nismës qytetare serbe Kërstimir Pantiç ka fituar 37 për qind të votave, ndërsa Oliver Ivanoviç nga Nisma qytetare SDP 28 për qind të votave.

Gabim i serverit

Oops, as you can see, this is not what we wanted to show you! This URL has been sent to our support web team to the can look into it immediately. Our apologies.

Please use Search above to see if you can find it elsewhere

Zoti Ivanoviç tha se pret që raundi i dytë të ndryshojë rezultatin, por për të “sidoqoftë është me rëndësi që përfundimisht një serb do të jetë kryetar i Mitrovicës veriore”.

Ndërsa kandidati i Nismës qytetare serbe, një subjekt që ka mbështetjen e Beogradit, Kërstimir Pantic ka hedhur dyshime për rezultatet e votimeve meqë numërimi i votave u bë në Prishtinë e jo në Mitrovicë, një vendim ky që kishte pasuar kërkesën e Misionit të Organizatës për Siguri e Bashkëpunim në Evropë.
Rezultatet që na janë kumtuar nuk e shprehin vullnetin e vërtetë të qytetarëve tanë” tha ai.

Rreth 23 për qind nga rreth 23 mijë votues të regjistruar, morën pjesë në procesin e rivotimeve në veriun e Mitrovicës, një proces që ishte ndryshe nga tre nëntori, kur u mbajt raundi i parë i zgjedhjeve për pushtetin komunal në Kosovë. Më tre nëntor, votimet në veri të Mitrovicës u dëmtuan nga incidentet e dhunshme, kur persona të maskuar ndërhynë dhe shkatërruan kutitë e votimit.

Zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve por edhe vëzhguesit vendas thanë se rivotimet nuk janë përcjellë me probleme që mund të ndikojnë në proces, ndonëse janë regjistruar shumë paqartësi me listat e votuesve, votimin e dyfishtë por edhe ndërhyrje për të udhëzuar mënyrën e votimit.

Ambasada amerikane në Kosovë është shprehur sot e inkurajuar nga raportet paraprake për pjesëmarrjen e lartë në zgjedhje dhe proces të sigurt e të rregullt të votimit në veriun e Mitrovicës, të banuar me shumicë serbe. Në një komunikatë për opinion të ambasadës thuhet se zgjedhjet lokale japin një mundësi të rëndësishme për të ndikuar në vendimet që janë të rëndësishme për qytetarët. Megjithatë, ambasada thotë se po ndjek nga afër raportet lidhur me parregullsitë në qendrat votuese dhe pret që të gjitha çështjet të zgjidhen në përputhje më ligjet e Kosovës.

Në reagimet e deritashme janë mirëpritur masat e larta të sigurisë që u ndërmorën të dielën nga Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, tha rivotimet e së dielës paraqesin një “hap të rëndësishëm përpara për Serbinë dhe Kosovën”.

Beogradi i ka siguruar serbët se me pushtetin komunal në veriun e Kosovës ata do të ruajnë lidhjet e tyre me Serbinë, ndërsa Prishtina i sheh zgjedhjet si hapin e parë të rëndësishëm drejt integrimit të veriut.

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga tha se me zgjedhjet e së dielës po përmbyllet kapitullit të përplasjeve dhe kundërthënieve në vend.

Zgjedhjet komunale do të dëshmojnë kompaktësinë e vendit dhe njëkohësisht përmbyllin procesin e integrimit të brendshëm për të vazhduar me përkushtim kapitullin e integrimeve evropiane. Kjo rrugë na bashkon të gjithë neve - qytetarëve të vendit – pa dallim”, tha presidentja Jahjaga

Zgjedhjet e sivjetme për pushtetin komunal në Kosovë janë të parat në të cilat janë përfshirë edhe komunat veriore me shumicë serbe, të cilat praktikisht funksionojnë nën kontrollin e Beogradit.

Zyrtarët serbë u pajtuan me përfshirjen e tyre në kuadër të sistemit të Kosovës, pavarësinë e së cilës nuk e njohin, në këmbim të përshpejtimit të proceseve integruese evropiane.

Pajtimi ishte pjesë e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që u arrit në prill të këtij viti në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian. Sipas kësaj marrëveshjeje pas zgjedhjeve atje do të krijohet bashkësia e komunave serbe me një shkallë të gjerë autonomie.
XS
SM
MD
LG