Lidhje

Përfundojnë votimet në Kosovë

  • Laonat Shehu

Tashmë ka filluar numërimi i votave për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarët e 25 komunave të Kosovës përfshirë edhe veriun e Mitrovicës

Në Kosovë përfundoi raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetarët e 25 komunave të vendit. Rreth 40 për qind e mbi një milion e 300 mijë qytetarëve me të drejtë vote morën pjesë në këto votime, ndërsa tashmë ka filluar numërimi i votave.

Rreth dy mijë vëzhgues vendas e ndërkombëtarë ndoqën procesin e sotëm të zgjedhjeve dhe sipas tyre nuk janë regjistruar incidente të një shkalle që mund të dëmtonte procesin. Zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve thanë se parregullsitë janë shumë më të pakta sesa në raundin e parë të zgjedhjeve që u mbajtën më tre nëntor.

Gabim i serverit

Oops, as you can see, this is not what we wanted to show you! This URL has been sent to our support web team to the can look into it immediately. Our apologies.

Please use Search above to see if you can find it elsewhere


Vëzhguesit ndërkaq thanë se po përsëriten parregullsitë tradicionale, siç janë votimet familjare, përpjekjet për votim të dyfishtë, listat e pa pastruara te votimeve etj.

Policia e Kosovës, Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit dhe forcat paqeruajtëse të KFOR-it, thanë se janë zbatuar masa të posaçme të sigurisë me kujdes të veçantë në veriun e Kosovës dhe deri në mbyllje të votimeve nuk janë regjistruar incidente të mëdha. Rreth pesë mijë pjesëtarë të policisë janë vendosur gjithandej Kosovës për të siguruar mbarëvajtjen e votimeve. Prokuroria e Shtetit dhe policia thanë se janë arrestuar gjashtë persona për tentim pengimi të procesit zgjedhor.

Autoritetet vendase e ndërkombëtare gjatë tërë ditës kanë bërë thirrje për proces të qetë të votimeve, të cilat, sipas tyre, janë një sprovë e rëndësishme për shtetin e ri.

Janë gjithsej 50 kandidatë të partive politike që konkurruan për postet e kryetarëve të komunave ndërsa një konkurrencë më e ashpër në këto zgjedhje është zhvilluar në Prishtinë, Gjakovë, Prizren, Pejë e Gjilan, ndërsa fushata që u parapriu votimeve të sotme, është përshkuar nga një gjuhë më e ashpër sesa në raundin e parë të zgjedhjeve.

Vëzhguesit e pavarur, thonë se kjo mund të jetë nxitur edhe për shkak të ndikimit që mund të ketë rezultati i këtyre zgjedhjeve në ato për pushtetin qendror që do të mbahen vitin që po vjen.

Vëzhgimit të zgjedhjeve u ishin bashkuar sot edhe përfaqësues diplomatik euro perëndimorë të akredituar në Kosovës të cilat kanë bërë thirrje për votime të lira e të drejta, duke theksuar se çdo përpjekje për keqpërdorimin e votës do të ketë pasoja të rënda për realizimin e aspiratave për integrime evropiane.

Zgjedhjet e këtij viti janë karakterizuar nga thirrje të shumta për zgjedhje të lira edhe për shkak të rrjedhës së zgjedhjeve të fundit parlamentare të vitit 2010 që kishte nxitur shumë reagime për shkak të parregullsive gjatë votimeve që sipas vëzhguesve e kishin dëmtuar rëndë besimin në proceset demokratike.
XS
SM
MD
LG