Lidhje

Eliot Engel përgëzon parandalimin e sulmeve në Kosovë


Eliot Engel

Eliot Engel

Ligjvënësi amerikan Eliot L. Engel, anëtar i Komitetit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, mirëpriti, siç tha operacionet e policisë së Kosovës që parandaluan sulmet e planifikuara terroriste nga ekstremistët e ISIS-it.

“Unë i përshëndes autoritetet e Republikës së Kosovës për parandalimin e një serie sulmesh të planifikuara terroriste nga ekstremistët e ISIS-it dhe parandalimin e masakrës ndaj ekipit kombëtar izraelit të futbollit. Kjo më kujtoi sulmin brutal mbi ekipin olimpik të Izraelit në Munich në vitin 1972 dhe kam frikë që ky sulm mund të ishte po aq i keq në mos më i keq. U jam mirënjohës autoriteteve të Shqipërisë dhe Maqedonisë që kane vepruar në partneritet me Kosovën për të parandaluar këtë sulm.

Kosova ka shënuar një përparim mbresëlënës në përballjen me ekstremizmin e dhunshëm. Askush nuk duhet të dyshojë në përkushtimin e udhëheqësve të Prishtinës për t'u përballur me këtë sfidë dhe Shtetet e Bashkuara janë me fat që të kenë një partner si Kosova në këtë përpjekje të rëndësishme. Nisur nga përparimi i Kosovës është koha që të përshpejtohet përfshirja e Kosovës në strukturat kryesore Euro-atlantike, përfshirë NATO-n dhe BE-në", thuhet në deklaratën e ligjvënësit Eliot Engel.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG