Lidhje

Eliot Engel viziton Kosovën


Ligjvënësi amerikan tha se ngritja e Gjykatës së Posaçme është e vështirë, por është zgjidhja më e mirë për Kosovën

Ligjvënësi amerikan, Eliot Engel, tha të martën në Kosovë se themelimi i Gjykatës së Posaçme nga institucionet e Kosovës do të jetë zgjidhja më e mirë. Ai i bëri këto komente pas takimit me presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga, me të cilën sic tha, janë diskutuar të gjitha çështjet me të cilat përballet Kosova.

Engel për Gjykatën e Posaçme
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:49 0:00

“Ne kemi diskutuar për të gjitha, përfshirë edhe Gjykatën e Posaçme. Është besimi im se janë zgjidhje të vështira për t'u bërë që nuk janë aspak të lehta por thjesht të vështira. Por, unë besoj se nëse nuk do të ketë ndonjë gjykatë të Posaçme, do të ketë një lloj gjykate nga Kombet e Bashkuara. Do të jetë njëra ose tjetra. Personalisht nuk mendoj se Kombet e Bashkuara janë rruga e duhur, sepse nuk mendoj se Kosova duhet të marrë tronditje nga Kombet e Bashkuara. Sipas meje gjykata e posaçme është e vështirësi dhe është e dhimbshme, por do të jetë zgjidhja më e mirë”, tha zoti Engel.

Zoti Engel i cili po qëndron për një vizitë pesë ditëshe në Kosovë, pritet të takohet edhe me zyrtarë qeveritarë dhe përfaqësues të institucioneve të tjera të Kosovës.

Zoti Engel, është anëtar i Dhomës Përfaqësuese të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, demokrat nga Nju Jorku. Zoti Engel, njihet si mbështetës i fuqishëm i çështjes shqiptare në Ballkan e posaçërisht i çështjes së Kosovës. Përfaqësuesit e institucioneve dhe organizatave joqeveritare thonë se zoti Engël, është një mik i vërtet e shqiptarëve në kongresin Amerikan për më shumë se 25 vjet dhe gjatë kësaj kohe luajti një rol me rëndësi në të gjitha proceset që çuan në çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.

XS
SM
MD
LG