Lidhje

Parlamenti i Kosovës pritet të miratojë zgjatjen e mandatit të EULEX-it


Në Kosovë qeveria tha se ka marrë një letër konfirmimi nga shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, për zgjatjen e mandatit të Misionit të BE-së për sundimin e ligjit, i cili ka skaduar në mesnatën ndërmjet 14 e 15 qershorit.

Qeveria e dërgoi në parlament projektligjin për këtë cështje dhe ajo pritet të debatohet në kuadër të seancës së sotme.

Autoritet e Kosovës dhe të Bashkimit Evropian kanë diskutuar për disa ditë mandtin dhe përgjegjësitë e këtij misioni dhe çështja kryesore ishte nëse EULEX-it do t’i lejohen apo jo përgjegjësi ekzekutive për hapjen e rasteve të reja në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Përderisa çështja tjetër, ajo e krimeve të luftës, tashmë pritet të kalojë në përgjegjësi të Gjykatës së Posaçme.

Parlamenti i Kosovës pritet të miratojë zgjatjen e mandatit të EULEX-it
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:18 0:00

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, njëherësh ministër i Drejtësisë tha se me ligjin e ri është paraparë që në rrethanat e jashtëzakonshme, autoriteti përgjegjës i EULEX-it për arsye të caktuara të bazuara, mund të propozojë një rast të ri tek prokurori i EULEX-it.

“Por këtë do ta shqyrtojë një komision i përbërë nga kryeprokurori i shtetit, kryeprokurori i Prokurorisë Speciale dhe kryeprokurori i Prokurorisë së Apelit, ndërsa Këshilli Prokurorial i Kosovës do të vendos për këtë rast a do t’i bartet apo jo”, tha Kuçi.

Këshilli i BE-së e miratoi të martën vendimin që mundëson zgjatjen e mandatit të EULEX-it.

Misioni gjatë të mërkurës kishte pezulluar të gjitha veprimet, në pritje të ripërtëritjes së mandatit, të cilin parlamenti i Kosovës, duhet ta miratojë me dy të tretat e votave.

EULEX-i u vendos në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë së saj nga Serbia në shkurt të vitit 2008.

Ndonëse ishte shkurtuar dhe ndryshuar nper vite, ai ruante fuqi ekzekutive dhe trajtonte krimet e luftës por edhe krimin e organizuar dhe korrupsionin në rastet që vlerësoheshin me të ndejshme për t’u trajtuar nga prokurorët dhe gjykatësit vendas.

XS
SM
MD
LG