Lidhje

Avramopoulos: Luftojeni korrupsionin - liberalizimi i vizave shumë shpejt


Komisionari evropian për migrim, çështje të brendshme dhe shtetësi, Dimitris Avramopoulos, tha në Prishtinë se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës nuk është larg.

Komisionari evropian për migrim, çështje të brendshme dhe shtetësi, Dimitris Avramopoulos, tha të martën në Prishtinë se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës nuk është larg. Por ai tha se për të arritur këtë duhen përparime në luftën kundër korrupsionit dhe migrimit të paligjshëm drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Ai i bëri këto komente pas takimeve me drejtues institucionesh me të cilët ka diskutuar shkaqet që çuan në valën e migrimeve në fund të vitit të kaluar dhe në fillim të këtij viti. Ai tha se kalimi i paligjshëm i kufirit nga qytetarët e Kosovës ka rënë jashtëzakonisht shumë dhe se sipas të dhënave nga një mijë e 400 veta sa e kanë kaluar kufirin për në Hungari tashmë këtë e bëjnë 15 veta në ditë.

Avramopoulos: Luftojeni korrupsionin
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:28 0:00

Ai tha se krahas punës për të penguar migrimin, Kosova duhet të përballet edhe me përpjekjet për forcimi e sundimit të ligjit në funksion të krijimit të kushteve për të marrë liberalizimin e vizave.

Vetëm me rezultate të vërteta në luftimin e korrupsionit të lartë dhe krimit të organizuar dhe masat për parandalimin e përsëritjes së krizës aktuale të migrimit do të jem në gjendje që të nxisë vendet anëtare se qytetarët e Kosovës duhet të udhëtojnë pa viza”, tha ai, duke shfaqur shpresën se qeveria e Kosovës do të jetë në gjendje të përmbushë detyrimet dhe reformat në mënyrë që të marrë edhe datën e shumë pritur për liberalizim të vizave.

“Jam shumë optimist për marrëdhëniet tona të ardhshme, dhe nuk është e largët dita kur do të jemi në pozitë që ta shpallim këtë”, tha komisionari Avramopoulos.

Autoritetet në Prishtinë thonë se liberalizimi i vizave do të mundësonte vënien nën kontroll migrimin e paligjshëm. Kosova është vendi i vetëm në Evropën Juglindore, qytetarët e së cilës nuk mund të udhëtojnë pa viza në vendet e Bashkimit Evropian. Ajo mori udhërrëfyesin për këtë çështje në qershor të vitit 2012, por ende nuk dihet se edhe sa kohë do të marrë përmbyllja e këtij procesi.

XS
SM
MD
LG