Lidhje

Komisioni Evropian propozon heqjen e vizave për Kosovën


Komisioni Evropian i propozoi të mërkurën Këshillit të Bashkimit Evropian dhe Parlamentit Evropian heqjen e vizave për Kosovën dhe vendosjen e saj në listën e vendeve me lëvizje të lirë.

KE propozon heqjen e vizave për Kosovën
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:41 0:00

Propozimi është publikuar bashkë me vlerësimin pozitiv të Komisionit për përmbushjen nga ana e Kosovës të kërkesave që dalin nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave.

Në një deklaratë të Komisionarit për Migracion, Punët e Brendshme dhe Shtetësinë, Dimitris Avramopoulos thuhet se "ne kemi ndjekur zotimin tonë që të propozojmë udhëtimin pa viza në vendet e Bashkimit Evropian për popullin e Kosovës me pasaporta biometrike - lehtësimin e kontakteve dhe forcimin e biznesit, lidhjet sociale dhe kulturore në mes të Bashkimit Evropian dhe Kosovës”.

Ai tha se “ky është rezultat i punës së madhe dhe përpjekjeve të suksesshme të autoriteteve të Kosovës dhe reformat e vështira në fushën e drejtësisë dhe punëve të brendshme dhe më gjerë. Unë e di se sa i rëndësishëm është udhëtimi pa viza për popullin e Kosovës dhe jam shumë i kënaqur me përparimin e arritur dhe shpresoj që Parlamenti Evropian dhe Këshilli do të miratojnë propozimin tonë shumë shpejt", tha zoti Avramopoulos.

Në raportin e sotëm, Komisioni Evropian konfirmon se Kosova ka plotësuar të gjitha kërkesat e udhërrëfyesit të tij për liberalizimin e vizave dhe se pret që nga dita e miratimit të këtij propozimi nga ana e Parlamentit Evropian dhe Këshillit, Kosova do të ratifikojë marrëveshjen e kufirit me Mali i Zi dhe forcimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Kosova është e fundit në proceset integruese edhe për shkak të mungesës së konsensusit brenda Bashkimit Evropian. Ajo është vendi i vetëm në Evropën Juglindore, qytetarët e së cilës nuk mund të udhëtojnë pa viza në vendet e Bashkimit Evropian. Kosova mori udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave në qershor të vitit 2012.

Ajo është e fundit që nënshkroi marrëveshjen e stabilizim asocimit me Bashkimin Evropian e cila u mundësua për shkak të marrëveshjeve me Serbinë, e cila ndërkaq hapi kapitujt e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Këto marrëveshje ndërkaq e kanë çuar Kosovën në një krizë politike disa muajshe për shkak të mospajtimit të partive opozitare që vlerësojnë se marrëveshja për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, dëmton sovranitetin e Kosovës.

XS
SM
MD
LG