Lidhje

Filluan negociatat Kosovë – BE për MSA-në


Kosova shpreson që deri në pranverën e vitit të ardhshëm të përfundojnë negociatat për marrëveshjen e stabilizim asocimit me BE-në

Kosova dhe Bashkimi Evropian filluan sot negociatat për Marrëveshjen e Sabilizim Asociimit. Sipas parashikimeve, negociatat duhet të përfundojnë deri në pranverën e vitit 2014 me synimin që marrëveshja të nënshkruhet në verën e ardhshme.
BE - Kosovë
please wait
Embed

No media source currently available

0:00 0:03:40 0:00

Në hapje të takimit të parë, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se nga ky çast Kosova po nis rrugëtimin e saj të sigurt drejt Bashkimit Evropian dhe se marrëveshja do të jetë themel i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe BE-së.

Takimi i pare Kosovë - BE per MSA-në
Takimi i pare Kosovë - BE per MSA-në
Sot është një ditë historike, sepse po fillon një kapitull i ri në procesin integrues të vendit tonë dhe po fillon një proces i ri i cili ndodhë njëherë në historinë e çdo shteti, pra edhe në historinë e Kosovës. Po fillon zyrtarisht një proces që shpie drejt anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe ky moment përputhet plotësisht me vizionin tonë për të qenë anëtar të BE-së dhe NATO, tha kryeministri Thaçi.

Ky moment përputhet me vizionin strategjik të shtetit tonë për të qenë anëtarë i Bashkimit Evropian dhe NATO-s, ndërsa Bashkimi Evropian sot po përmbush premtimin e bërë ndaj Kosovës duke ofruar një perspektivë të qartë të anëtarësimit dhe kështu po vendos shtetin e Kosovës në nivel të barabartë me të gjitha vendet e rajonit. Marrëveshja e Stabilizim Asociimit do të jetë marrëveshja formale dhe gjithëpërfshirëse ndërmjet shtetit të Kosovës dhe Bashkimit Evropian deri në aktin e anëtarësimit”, theksoi ai.

Ndërsa, udhëheqësi i negociatave i Bashkimit Evropian, Joost Korte tha se ky proces ka të bëjë edhe me mundësitë dhe synimin për të përmbushur detyrimet që dalin nga kjo marrëveshje. Ai tha se kjo ngjarje është historike dhe se Kosova ka bërë hapa përpara në rrugën e saj evropiane.

Kosova ishte ngecur në këtë proces për shkak të mungesës së konsensusit brenda Bashkimit Evropian, pesë vende anëtare të cilat vazhdojnë të mos e njohin pavarësinë e Kosovës. Ndërsa tani është arritur pajtimi që kjo marrëveshje të mos ketë nevojë të ratifikohet nga parlamentet e shteteve anëtare, siç ka ndodhur me vendet tjera.

Joost Koorte
Joost Koorte
“Komisioni Evropian është duke negociuar në emër të Bashkimit Evropian, në të vërtetë ne jemi duke negociuar së bashku me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian zonjën Ashton në emër të 28 shteteve anëtare dhe kjo e bën procesin natyrisht mjaft të ndërlikuar. Por, shpresoj që vendet anëtare do të mbështesin plotësisht këtë qasje, ato më kanë autorizuar që të vijë këtu sot për të nisur negociatat dhe ata do të jenë me ne gjatë tërë këtij procesi”, tha zoti Korte.

Bisedimet me Serbinë ishin ato që siguruan fillimin e këtyre negociatave dhe Komisioni Evropian e ka cilësuar vitin 2013 si periudhë historike për Kosovën për shkak të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë të arritur në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

Serbia nga ana tjetër, ka marrë rekomandimin për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe pritet që në dhjetor, Këshilli i Ministrave të vendosë datën e bisedimeve me Serbinë për në muajin janar të vitit të ardhshëm.

Autoritetet evropiane thanë se Kosova duhet të vazhdojë me normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese dhe realizimin e marrëveshjeve të reja, ndërsa theksuan se zgjedhjet komunale të planifikuara për datën tre nëntor do të jenë një sprovë e rëndësishme për të gjithë të angazhuarit për demokracinë në Kosovë.

Mirëpritet fillimi i negociatave

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga mirëpriti nisjen e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, duke e cilësuar atë si “një hap të rëndësishëm në përafrimin e Kosovës me Bashkimin Evropian”.
Atifete Jahjaga
Atifete Jahjaga

Në një deklaratë për opinion të presidentes Jahjaga thuhet se “marrëveshja e Stabilizim Asocimit është hap konkret drejt realizimit të perspektivës evropiane, që do të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të vendit, forcimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit. Institucionet e Republikës së Kosovës janë të përkushtuara që të përmbyllin me sukses negociatat për MSA deri në pranverën e vitit të ardhshëm me qëllim të hapjes së rrugës së anëtarësimit të Kosovës në BE. Agjenda evropiane është prioritet i Republikës së Kosovës që i bashkon të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim”, thuhet në reagimin e presidentes Jahjaga.

Në Bruksel, Komisionari për zgjerim i Bashkimit Komisioni Stefan Fule, theksoi se "me këtë fillim të negociatave po hapim një faqe të re në marrëdhëniet tona. Kjo është një njohje e qartë për përparimin që ka arritur Kosova në reforma dhe përpjekjet thelbësore që ka bërë për të normalizuar marrëdhëniet me Serbinë”.
XS
SM
MD
LG