Lidhje

Dy të akuzuar për vrasjen e policit


Misioni i EULEX-it ngriti akuzë kundër dy të dyshuarve për vrasjen e policit Enver Zymberi në korrik të vitit 2011

Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit, bëri të ditur se prokuroria e Mitrovicës, ka ngritur një aktakuzë kundër dy të pandehurve, nën dyshimet për sulmin kundër autokolonës së Policisë së Kosovës më 25 korrik 2011 të vitit 2011, me ç’rast kishte humbur jetën Enver Zymberi, pjesëtar i policisë së Kosovës, ndërsa ishin plagosur disa policë të tjerë.

Të pandehurit akuzohen për veprat penale vrasje e rëndë, tentim i vrasjes së rëndë, mbajtje në pronësi, kontroll, posedim ose përdorim të paautorizuar të armëve, pengim i personave zyrtarë në kryerjen e detyrës zyrtare, rrezikim i trafikut me veprime ose mjete të rrezikshme, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe pjesëmarrje në një turmë që kryen vepër penale.

Enver Zymberi, pjesëtar i njësisë së posaçme të policisë së Kosovës u vra në një pritë në afërsi të Zubin Potokut, gjatë një operacioni për vënien nën kontroll të vendkalimeve kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në veri. Një ditë më vonë ai u shpall hero i Kosovës me dekret të posaçëm të presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Hetimet e EULEX-it dhe policisë së Kosovës bënë që të shpallen në kërkim pesë pjesëtarë të komunitetit serb të dyshuar për vrasjen e policit.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG