Lidhje

Kosovë: Parulla kundër EULEX-it në veri


Eulex
Eulex

Në veriun e Mitrovicës dhe në disa zona tjera në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe, janë vendosur parulla me thirrjet për largimin e Misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit.

Në parulla EULEX-i cilësohet si “armik i popullit serb”, ndërsa pranë mbishkrimeve janë vendosur edhe kryqe të thyera naziste.

Nuk ka pasur ndonjë informacion se kush mund të jetë autori i mbishkrimeve dhe cilat ishin arsyet e vendosjes së tyre, por kryetarët komunave veriore të banuara me shumicë serbe thanë se do të diskutojnë të mërkurën për situatën aktuale në atë pjesë të Kosovës dhe për marrëdhëniet me EULEX-in.

Kryetari i komunës së veriut të Mitrovicës, Goran Rakiç, u tha medieve serbe se marrëdhëniet me EULEX-in do të shqyrtohen në dritën e veprimeve të këtij misioni në komunën e Zubin Potokut dhe trysnisë ndaj kryetarit të komunës së atjeshme dhe ish kryetarit paralele të asaj komune.

Të dy ata janë duke u hetuar për përfshirje në disa veprime të paligjshme, hetime që kanë nxitur kundërshtimin e përfaqësuesve politikë serb, të cilët thanë se veprimet e tilla të EULEX-it janë trysni ndaj komunitetit serb.

Zyrtarët të EULEX-it e cilësuan të neveritshëm krahasimin e Bashkimit Evropian me flamurin e nazizmit.

XS
SM
MD
LG