Lidhje

Gabriele Meucci – shef i ri i EULEX-it


Diplomati Italian, Gabriele Meucci, është emëruar në postin e shefit të Misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë. Në një njoftim të Këshillit Evropian, thuhet se ai do të marrë detyrën më 15 tetor duke e pasuar shefin e deritashëm Bernd Borchardt.

Synimi i EULEX-it, thuhet në njoftim, është të ndihmojë dhe mbështesë autoritetet e Kosovës në fushën e sundimit të ligjit, posaçërisht në sektorin e policisë, drejtësisë dhe doganave. Misioni ndodhet aktualisht në një proces të rikonfigurimit.

Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit, u vendos në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë së saj nga Serbia në shkurt të vitit 2008. Misioni ruan ende fuqi ekzekutive dhe trajton rastet e krimeve te luftës por edhe krimin e organizuar dhe korrupsionin në rastet që vlerësohen me të ndjeshme për t’u trajtuar nga prokurorët dhe gjykatësit vendas. Një pjesë e rëndësishme e punës së tij është e përqendruar në çështjet e trajtimit të pakicave kombëtare.

XS
SM
MD
LG