Lidhje

Dy të arrestuar për një vrasje në vitin 2004


Misioni i EULEX-it tha se të arrestuarit dyshohen për vrasjen e një polici vendas dhe një polici ndërkombëtarë në mars të vitit 2004

Misioni i BE-së për sundimin e ligjit bëri të ditur se janë arrestuar dy persona në lidhje me vrasjen e dy oficerëve të policisë dhjetë vjet më parë.

Arrëstimet u kryen gjatë një operacioni bastisjesh në në rajonin e Prishtinës dhe të Podujevës. Në një njoftim të EULEX-it thuhet se operacioni është pjesë e një hetimi të vazhdueshëm lidhur me vrasjen e një pjesëtari të Policisë së Kosovës dhe të një pjesëtari të Policisë së Kombeve të Bashkuara që ndodhi në mars 2004, deri sa ata ishin në një patrullim të përbashkët në njw fshati të komunës së Podujevës, në veri të Prishtinës.

Atëbotë kishin humbur jetën Arsim Rustolli, pjesëtar i Shërbimit Policor të Kosovës dhe polici nga Gana, Kojo Essuman, që shërbente në policin e UNMIK-ut, ndërsa ishte plagosur një punonjës lokal i UNMIK-ut.

Në muajin prill të vitit 2005, Florim Ejupi nga Podujeve dhe dhjetë persona të tjerë qenë akuzuar për vrasjen e oficerëve të policisë.

Zoti Ejupi që ishte dënuar me 40 vjet heqje lirie edhe për një sulm mbi një autobus me pelegrinë serbë në vitin 2001, u lirua për mungesë provash në vitin 2009.

Ndonëse EULEX-i nuk ka dhënë hollësi për identitetin e të arrestuarve në operacionin e fundit, burimet lokale thonë se njëri nga dy të arrestuarit është Florim Ejupi.
XS
SM
MD
LG