Lidhje

Kosova miraton zgjatjen e mandatit të EULEX-it


Qeveria e Kosovës, miratoi të premten dy projektligje që sigurojnë vazhdimin e mandatit të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit, EULEX.

Shtyhet mandati i EULEX-it
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:11 0:00

Mandati aktual i këtij misioni përmbyllet me 14 qershor dhe deri atëherë, parlamenti i Kosovës duhet të miratojë vazhdimin e mandatit edhe për dy vjet të tjera.

Miratimi i vazhdimit të mandatit nga qeveria e Kosovës pasoi një periudhë negociatash me Bashkimin Evropian.

Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit, u vendos në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë së saj nga Serbia në shkurt të vitit 2008.

Misioni ruan ende fuqi ekzekutive dhe trajton krimet e luftës por edhe krimin e organizuar dhe korrupsionin në rastet që vlerësohen me të ndejshme për t’u trajtuar nga prokurorët dhe gjykatësit vendas.

XS
SM
MD
LG