Lidhje

Përmbytje në Kosovë, humb jetën një fëmijë


Një vajzë 11 vjeçare ka humbur jetën në përmbytjet që përfshinë disa zona të Kosovës

Në Kosovë, një vajzë 11 vjeçare ka humbur jetën në lumin e fshatit Izbicë të komunës së Skenderajt në Kosovën qendrore.

Policia tha se fëmija që burimet lokale e identifikuan si Gresa Osmanaj, derisa po kthehej nga shkolla duket se është përpirë nga ujërat e lumit të fshatit që kishte dalë nga shtrati për shkak të reshjeve të mëdha të shiut.

Disa fshatra të komunës së Skenderajt janë vërshuar, ndërsa gjendja duket e rëndë edhe në disa pjesë të komunës së Klinës dhe në komunën e Pejës në Kosovën perëndimore.

Përmbytjet kanë shkaktuar mjaft vështirësi edhe në disa pjesë të Mitrovicës, ndërsa rrëshqitjet e dheut kanë bllokuar edhe një nga rrugët kryesore që çojnë në vendkalimin kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në komunën veriore të Zubin Potokut.
XS
SM
MD
LG