Lidhje

Ramush Haradinaj heq dorë nga mandati i deputetit


Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha nëpërmjet një komunikate se ka vendosur të heqë dorë nga mandati i deputetit të parlamentit të Kosovës.

Duke e parë se Kuvendi i Kosovës, është shndërruar në një institucion për mbluesën e shkeljeve kushtetuese që i ka bërë qeveria; duke e parë se Kuvendi është shndërruar në një vend ku deputetët me urdhër politik, tërhiqën zvarrë nga policia; dhe duke e parë përjashtimin arbitrar të deputetëve të opozitës nga Kuvendi, jap dorëheqje të parevokueshme nga mandati i deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në një njoftim të zotit Haradinaj.

Më tej ai thekson se “në mandatin tim prej deputeti, jam munduar që të ngre shqetësimet e mia serioze për çështje me interes për vendin, duke përfshire edhe gabimet që po bëheshin me nënshkrimin e dy marrëveshjeve kontestuese, Demarkacionin dhe Asociacionin, por jam injoruar nga uzurpatorët e pushtetit e të Kuvendit. Pikërisht si rezultat i një injorimi të tillë dhe e një papërgjegjësie ekstreme të pushtetarëve të këtij vendi, e vetmja rrugë veprimi e imja si deputet, kishte mbetur logjika e kundërshtimit me gaz.

Pas ditës së sotme ndërkaq, konsideroj se Kuvendi i Republikës së Kosovës, nuk është më një institucion demokratik dhe rrjedhimisht unë nuk e shoh vetën më pjesë të kësaj legjislature”, thuhet në njoftimin e zotit Haradinaj.

XS
SM
MD
LG