Lidhje

Parlamenti në seancë solemne për Ramush Haradinajn

  • Leonat Shehu

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha sot se Kosova duhet të bëjë pjesën e saj të punës për përfshirje në proceset integruese euroatlantike ,por të mbështesë edhe integrimin e gjithë rajonit.



Ai i bëri këto komente gjatë një fjalimi në Parlamentin e Kosovës, i cili u mblodh në një seancë solemne për nder të lirimit të tij nga Gjykata Ndërkombëtare për krime lufte një ditë më parë.

Zoti Haradinaj në fjalimin e tij u angazhua për bashkëpunim në funksion të siç tha, çuarjes përpara të proceseve politike në vend.

Do të jem shumë i kujdesshëm që të punojë me të gjithë ju në mënyrë që të krijojmë kualitet më të mirë në vendin tonë në demokraci, funksionim të shtetit dhe të gjitha temat që e shqetësojnë qytetarin e vendit. Nuk ka me qenë e lehtë ashtu sikur deri tash, por iu lutem që ta ndihni vetën më të fortë sepse e keni edhe një kolegë e do të punojmë së bashku”, tha ai.

Zoti Haradinaj gjatë ditës është pritur nga udhëheqësit më të lartë të Kosovës dhe ka bërë nderime tek varri i ish presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova dhe shtatorja e heroit Zahir Pajaziti.

Ndonëse mediat vendase shkruajnë se tashmë ka një marrëveshje për përfshirje të partisë së tij në bashkëqeverisje me Partinë Demokratike të kryeministrit Hashim Thaçi, zotit Haradinaj tha se nuk ka pasur ndonjë zhvillim të ri në këtë aspekt.

Në temat tjera nuk ka ndonjë zhvillim, pra e gjitha që ka ndodh ashtu siç e shihni është një pritje e përzemërt që bëhet, më vjen mirë sepse ishin të gjitha grupet politike, pakicat. Pra, jemi ende në këtë ndjenjë të mirë ndërsjellë e njerëzore dhe nuk kemi kaluar tema konkrete politike”,

Të enjten, gjykata ndërkombëtare për krime lufte në hapësirat e ish Jugosllavisë, shpalli të pafajshëm ish kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe dy ish bashkëluftëtarët e tij Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj nga të gjitha akuzat për krime lufte.
Vendimi i dha fund procesit të rigjykimit të zotit Haradinaj i cili që shpallur i pafajshëm edhe në vitin 2008.

Në Kosovë ky vendim u prit me kremtime të qytetarëve dhe komente të politikanëve, ndërsa zotit Haradinaj ju përgatit një pritje e veçantë.

Vendimi nxiti zemërim në Serbi, ka gjatë ditës së sotme ka pasur edhe protesta të grupeve të radikalëve serbë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG