Lidhje

Kosova hyn në Shoqatën e Federatave Atletike


Kosova është bërë anëtarja e 214-të e shoqatës, duke shënuar edhe një hap në tejkalimin e vështirësive politke

Kosova është bërë anëtare e përkohshme me të drejta dhe detyrime të plota në Shoqatën Ndërkombëtare të Federatave Atletike.

Në një njoftim të kësaj shoqate thuhet se Kosova është bërë anëtari i 214-të meqë “u gjykua se kërkesa e saj ka përmbushur të gjitha kriteret”.

Pranimi i së mërkurës, pasoi vendimin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar vitin e kaluar për të pranuar Kosovën si anëtare me të drejta të plota gjë që i mundëson pjesëmarrjen në lojërat Olimpike që do të mbahen në Rio de Janeiro në vitin 2016.

Kosova shpalli pavarësinë e saj në vitin 2008 dhe deri tash është njohur nga mbi 100 vende të botës, ndërsa kundërshtohet nga Serbia.

Fakti që Kosova nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara vazhdon të pamundësojë edhe pjesëmarrjen e sportistëve të saj në shumë fusha të konkurrencës ndërkombëtare.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG