Lidhje

Shpërthim në pronën e një polici në Mitrovicë


Shpërthimi ka ndodhur në shtëpinë e një pjesëtari të policisë së Kosovës, i përkatësisë kombëtare boshnjake, por pa pasoja në njerëz

Në Kosovë, policia tha se një shpërthim ka ndodhur gjatë natës në pjesën veriore të Mitrovicës, një zonë e banuar me shumicë serbe, por pa pasoja në njerëz.

Shpërthimi ka ndodhur në shtëpinë e një pjesëtari të policisë së Kosovës, i përkatësisë kombëtare boshnjake.

Policia tha se është duke kryer hetimet dhe ende nuk dihet asgjë për autorët apo motivet e mundshme të sulmit i cili la pas vetes dëme materiale në pronën e policit që burimet lokale e identifikuan si Xhavit Dervisheviç, drejtues i sektorit të hetimeve në policinë e Kosovës në veri.

Ky është shpërthimi i dytë në dy ditët e fundit në veriun e Mitrovicës.

XS
SM
MD
LG