Lidhje

Shpërthim në veriun e Kosovës


Autoritetet thanë se prona e një pjesëtari të komunitetit serb është dëmtuar një nga shpërthim në zonën e banuar me shumicë serbe

Policia e Kosovës bëri të ditur se sot në orët e mëngjesit në komunën e Zveçanit në veriun e Kosovës, ka ndodhur një shpërthim, por pa pasoja në njerëz.

Mjeti shpërthyes, që besohet të ketë qenë granatë dore, ishte hedhur në oborrin e shtëpisë së një pjesëtari të komunitetit serb.

Shpërthimi ka shkaktuar dëme në shtëpi dhe në dy makina që ndodheshin në oborrin e saj.

Policia tha se ende nuk dihen autorët e mundshëm të shpërthimit e as motivet e mundshme, por tërheq vërejtjen se një nga anëtarët e familjes është punonjës i
Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar.

Që nga fillimi i vitit, në pjesën veriore të Kosovës, të banuar me shumicë serbe, kanë ndodhur rreth 30 shpërthime e incidente të tjera me armë zjarri.
XS
SM
MD
LG