Lidhje

Sulmohet Kërstimir Pantiç


Në Mitrovicë, persona të maskuar kanë sulmuar fizikisht kandidatin e Nismës Qytetare Serbe për kryetar të komunës veriore të këtij qyteti, Kërstimir Pantiç.

Policia ende nuk ka informacione për autorët apo motivet e mundshme të sulmit që ka ndodhur mbrëmë në hyrje të ndërtesës ku jeton ai.
Sulmohet Kërstimir Pantiç
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:53 0:00

Vet kandidati Pantiç, tha se sulmi ishte përgatitur me qëllim të likuidimit të tij. Ai tha në një konferencë për gazetarë në Beograd se “nxitës të sulmit janë partitë, të cilat kërkojnë bojkotimin e zgjedhjeve komunale në Kosovë”.

Zyrtarë të Beogradit thanë se sulmi i mbrëmshëm ishte sulm mbi shtetin e Serbisë i cili po u bënë thirrje pjesëtarëve të komunitetit serb të marrin pjesë në zgjedhjet e së dielës për pushtetin komunal në Kosovë.

Sulmin e dënoi edhe shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jean-Claude Schlumberger.

Kam reaguar në mënyrë të vazhdueshme kundër përdorimit të forcës dhe përpjekjeve për të minuar të drejtën e votuesve në veriun e Kosovës që të ushtrojnë lirshëm të drejtën e tyre për të votuar. Sulmi i mbrëmshëm ndaj zotit Pantiç është i fundit në serinë e përpjekjeve të tilla dhe unë e dënoj fuqishëm,” thuhet në reagimin e ambasadorit Schlumberger në të cilin ju bëhet thirrje organeve të rendit që të ndriçojnë sulmin dhe të vënë autorët para drejtësisë.
XS
SM
MD
LG