Lidhje

Tre viktima të virusit H1N1 në Kosovë


Që nga fillimi i vitit në Kosovë janë regjistruar 40 raste të personave të infektuar me gripin e derrit

Tre persona kanë humbur jetën në Kosovë nga pasojat e infektimit me virusin H1N1 i njohur si gripi i derrit.

Në mbrëmjen e së enjtes në spitalin e Prishtinës, ka ndërruar jetë një grua e cila ishte shtruar më një sëmundje në mushkëri dhe ishte prekur nga gripi. Mjekët thanë se ajo ishte shtatzënë.

Që nga fillimi i vitit në Kosovë janë regjistruar 40 persona të infektuar nga ky virus, ndërsa tre prej tyre kanë ndërruar jetë.
XS
SM
MD
LG