Lidhje

Kosovë: Pezullohet imami kundërthënës


Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, pezulloi nga puna një imam i cili u përfol në mediet vendase për shtrembërim të fakteve historike. Imami i pezulluar Irfan Hasan Salihu shërbente në xhaminë “Suzi Qelebiu” në Prizren.

Mediet në Kosovë shpërndanë një ligjërate të tij, në të cilën ai citohet të ketë thënë se “në Kosovë gjatë vitit 1445 kishte një për qind shqiptarë, kurse turqit i sollën shqiptarët në Kosovë për t’u dhënë më pas toka atyre”.

Bashkësia Islam tha se ka kërkuar komisionit disiplinor, që të trajtojë çështjen e imamit Salihu, i cili edhe në ta kaluarën kishte nxitur reagime me ligjëratat e tij që edhe nga kolegë të tij në Bashkësinë Islame, janë cilësuar si përhapje e gjuhës së urrejtjes.

XS
SM
MD
LG