Lidhje

Nëntë vjet burg për Oliver Ivanoviçin


Politikani lokal serb Oliver Ivanoviç, u shpall fajtor për krime lufte

Gjykata Themelore në veriun e Kosovës e drejtuar nga Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit dënoi sot me nëntë vjet heqje lirie, politikanin lokal serb. Oliver Ivanoviç, nën akuzat për krime lufte dhe krime kundër popullatës civile në vitet 1999 – 2000. Gjykata ndërkaq i shpalli të pafajshëm katër të akuzuarit e tjerë.

9 vjet burg për Ivanoviçin
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:03 0:00

Oliver Ivanoviç, ishte në paraburgim që nga janari i vitit 2014 kur qe arrestuar nën dyshimet për krime lufte kundër civilëve të kryera në prill të vitit 1999 dhe nxitje të të tjerëve për kryerjen e veprave penale, vrasje apo lëndime të rënda trupore, të cilat janë kryer në shkurt të vitit 2000 në veriun e Mitrovicës, kur dhjetë shqiptarë kishin humbur jetën gjatë trazirave në atë zonë.

Gjykata rrezoi akuzat që lidheshin me rastet e vitit 2000 ndaj Oliver Ivanovicit dhe katër të tjerëve.

Autoritetet në Serbi reaguan ashpër ndaj këtij vendimi ndërsa e quajtën atë të padrejtë dhe të anshëm. Zëvendëskryeministri i Serbisë Rasim Ljajiç tha se vendimi mund të ketë një ndikim në atmosferën e përgjithshme në Kosovë. Ai tha se gjykimi ka të bëjë më shumë me politikëse sa drejtësi.

“Të akuzosh Oliver Ivanoviçin për këto krime është e pakonceptueshme me atë që ai ka bërë, nga njëra anë në demokratizimin e gjithë shoqërisë, dhe nga ana tjetër që ka punuar për të zgjidhur problemet e Kosovës, dhe se ai kurrë nuk ka qenë në kundërshtim me parimet demokratike të zgjidhjes së çështjes me udhëheqësit e shqiptarëve në Kosovë", tha zoti Ljajiç.

Oliver Ivanoviç, i cili është përfshirë në politikë që nga përfundimi i luftës në Kosovë, në zgjedhjet për pushtetin komunal të vitit 2013, ishe kandidat për postin e kryetarit të komunës së veriut të Mitrovicës.

XS
SM
MD
LG