Lidhje

Serbët në veri bllokojnë Jarinjen


jarinje_kosovo
jarinje_kosovo
Qindra qytetarë të komunitetit serb në veri të Kosovës, bllokuan për disa orë njërin nga vendkalimet kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Jarinë, në shenjë pakënaqësie me qeverinë e Serbisë. Ata thanë se nuk kanë marrë pagat shtesë që u jep qeveria serbe.

Organizatorët thanë se do të bllokojnë në tërësi vendkalimin kufitar, nëse nuk përmbushen kërkesat e tyre.

Që nga përfundimi i luftës në Kosovë, autoritetet serbe u paguajnë qytetarëve serbë të Kosovës shtesa të veçanta për të siguruar, siç thuhet, mbijetesën e atyre që kanë vendosur të qëndrojnë dhe jetojnë në Kosovë.

Ndonëse në vitin 2010 Gjykata Kushtetuese e Serbisë e kishte cilësuar jo kushtetuese një rregullore te veçantë të Beogradit për këtë çështje, autoritetet serbe vazhduan me pagesat nëpërmjet të cilave nxisnin edhe refuzimin e qytetarëve serb për t’u integruar në institucionet e Kosovës.

Çështja e pagave të Beogradit për serbët në Kosovë është pjesë e bisedimeve ndërmjet të dyja palëve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

Sipas marrëveshjes së arritur në Bruksel në prill të këtij viti, Beogradi duhet të ndërpresë financimin e strukturave paralele të sigurisë dhe të bëjë transparente mbështetjen financiare për qytetarët serbë.
XS
SM
MD
LG