Lidhje

Sulmohen gazetarët e TV Klan Kosova


Në Kosovë, shoqata e gazetarëve reaguan ashpër pas një sulmi që ka ndodhur ndaj ekipit të televizionit Klan Kosova, në komunën e Malishevës në Kosovën qendrore.

Klan Kosova njoftoi se ekipi i tij është penguar dhe sulmuar derisa po xhironte në një rrugë të kësaj komune.

Gazetarja Gresa Jashari dhe kameramani Gramos Bajqinovci, kanë kërkuar edhe ndihmën mjekësore.

Unioni i Gazetarëve të Kosovës nëpërmjet një komunikate për opinion, e cilëson sulmin si “akt barbar dhe si i tillë i papranueshëm i cili dëmton rëndë lirinë e shprehjes dhe punën profesionale të gazetarëve”.

Unioni i Gazetarëve u bënë thirrje organeve të rendit që të ndriçojnë sa më parë incidentin dhe të vënë autorët para drejtësisë.

Ndërsa Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës është shprehur I shqetësuar tej mase dhe krahas thirrje për vënie të autorëve para drejtësisë u ka bërë thirrje gazetarëve që të mos ndikohen nga rastet e tilla.

“Puna dhe përkushtimi në profesion, besojmë se janë më të fuqishme sesa përpjekjet për ndalesa të tilla”, thuhet në një komunikatë të kësaj shoqate.
XS
SM
MD
LG